Lajme

Rugova: Nëse Haradinaj do të merrte pjesë në dialog edhe LDK-ja do të jepte kontribut

Autori: Gazeta inFokus 09:42 | 12 February 2019

Deputeti i LDK-së, Naser Rugova, ka thënë se kanë nuk e ndryshojnë qëndrimin e tyre për mospjesëmarrje në dialog.

“Është qëndrim zyrtar i miratuar formalisht edhe në Këshillin e LDK-së ku kanë marrë pjesë të gjitha strukturat e partisë dhe ky qëndrim nuk ka lëvizur dhe nuk e kemi në plan të lëvizim. Ne mendojmë që me dialogun duhet udhëhequr institucionet e Kosovës, ne jemi shtet i pavarur” ka thënë Rogova

Ai në Sytë 7 në Klan Kosova tha se partia e tij do të merrte pjesë në dialog nëse kryeministri s’do t’i ikte përgjegjësisë ndaj dialogut.

-Advertisement-

Sipas tij LDK-ja është grupi Parlamentar më i madh në Kuvend dhe duhet të jep rolin e tyre në opozitë, por në qoftë se Ramush Haradinaj nuk do t’i ikte kësaj përgjegjësie.
“Ky nuk është dialog por është faza finale me Serbinë, por me një shtet që kemi probleme serioze tash e 100 vjet” ka deklaruar Rugova

“Po ta merrte ai obligimin kushtetues nuk do të hapeshin këto tema, spektri politik nuk do të futej në këtë qorr sokak. Nëse Haradinaj do të merrte rolin në dialog edhe LDK-ja do ta jepte kontributin e saj si partia më e madhe” ka shtuar me tutje ai

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera