Lajme

Rugova i LDK’së: Opozita s’i ka 61 vota për rrëzimin e Qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 11:12 | 05 May 2017

Nënkryetari i LDK’së Haki Rugova nuk beson se mbledhësit e 42 nënshkrimeve të mocionit për shkarkimin e qeverisë do të arrijnë t’i sigurojnë 61 votat e nevojshme të deputetëve në Kuvend për realizimin e tij.

Ndonëse, nuk komenton gjatë, kryetari i Istogut, Haki Rugova duke folur për Gazeten Express tha se po presin procedurat tjera ligjore të procedimit të mocionit në kuvend dhe thirrjen e seancës për votim.

Por, ai nuk beson se do të arrihet sigurimi i gjysmës së votave të deputetëve të Kuvendit për rrëzimin e Qeverisë.

-Advertisement-

“Nuk besoj, nuk besoj dhe s’duhet me u bo”, tha ai.

Tutje, Rugova u tregua i bindur se asnjë deputet i LDK’së nuk do ta votojë këtë mocion në Kuvend, ani pse ka pasur të tillë që që nga fillimi i qeverisjes me PDK’në e kanë kundërshtuar qeverinë dhe kryeministrin Mustafa.

“Absolut deputetët e LDK’së asnjë nuk e voton mocionin”, tha shkurt të premten për Gazetën Express, nënkryetari i LDK’së, duke mos komentuar më shumë mocionin me arsyetimin se ai nuk është deputet.

Ndryshe, opozita ka dorëzuar të premten në mëngjes 42 nënshkrime për mocion mosbesim ndaj qeverisë Mustafa. Mocioni përmban edhe firma të deputetëve të PDK’së dhe pakicave parlamentare. Menjëherë pas, kryeparlamentari Veseli ka thirrur kryesinë të mblidhet në ora 14:00 për ta vendosur seancën për votimin e këtij mocioni në Kuvend, që sipas rregullores parashihet të dërgohet për votim 5 ditë më së largu nga parashtrimi i saj, dhe jo më herët se 2 ditë.

Mocioni konsiderohet i pranueshëm për ta dorëhequr Qeverinë në rast se siguron shumicën e votave të deputetëve në Kuvend. /GazetaExpress/.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera