Lajme

Rugova: LDK i ka votat për formimin e qeverisë Hoti

Autori: Gazeta inFokus 15:28 | 01 June 2020

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Haki Rugova, ka thënë se menjëherë pas zyrtarizimit të aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatarin për formimin e qeverisë do të thirret seanca për votimin e qeverisë Hoti.

Rugova tha se beson se LDK i ka 61vota për qeverinë.

” Sapo të zyrtarizohet aktvendimi i Gjykatës kryesia e Kuvendit do të thërret seancën. Unë besoj që Lidhja Demokratike atë minimumin e kërkuar prej 61 votash, por besoj që ka edhe më shumë se sa aq”, raporton Klan Kosova.

-Advertisement-

Numri dy i Lidhjes Demokratike theksoi se brenda Grupit të Deputetëve mund të jenë një ose dy deputetë që mund të mos e votojnë qeverinë.

“Unë mendoj se do ta votojnë të gjithë deputetët e LDK-së. Por, mund të jenë një ose dy deputetë që mund të mos e votojnë qeverinë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera