Lajme

Rugova i LDK-së thotë që nuk lëshojnë pe për Presidentin

Autori: Gazeta inFokus 09:37 | 10 December 2019

Si duket Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e ka në mend të lëshoj pe në bisedimet me Vetëvendosjen.

Një gjë të tillë e tha edhe nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, shkruan gazeta inFokus.

Sipas Rugovës, partia e tij nuk do të lëshojë pe për postin e Presidentit.

-Advertisement-

Në një intervistë për Epokën e re, Rugova ka thënë që marrëveshja për bashkëqeverisje me Vetëvendosjen duhet të përfshijë të gjitha pozitat që votohen nga deputetët në Kuvend.

Megjithatë, pavarësisht krejt mospajtimeve për këtë punë, Rugova është shprehur optimist se mes dy partive marrëveshja do të arrihet./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera