Lajme

Rugova e Kelmendi dembel, Zyba më i vyeshmi

Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 20 April 2018

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë paga të larta dhe gati pesë herë më të mëdha se sa mesatarja e rrogave në Kosovë.

Të 120 deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, përveç pagës mujore prej rreth 1500 eurosh në muaj, gëzojnë edhe të drejta shtesë materiale për çdo aktivitet të tyre. Për dy seanca të rregullta gjatë muajit, ata marrin 240 euro, raporton Infokusi.

Kurse, për pjesëmarrjen në mbledhjet e komisioneve parlamentare, fitojnë shtesa prej 160 eurosh.

-Advertisement-

Kështu, si tërësi, të ardhurat mujore të deputetëve, përfshirë edhe mëditjet, arrijnë apo edhe e tejkalojnë shumën prej 2000 eurosh.

Pavarësisht kësaj ka dikush që nuk e përfillë fare këtë institucion.

Biznesmeni deputet Ramiz Kelmendi nuk ja varë fare punimeve parlamentare.

Kështu deputeti milioner sipas platformës për monitorimin e Kuvendit të Kosovës “Vota ime” ka pjesëmarrjen me te ultë në seanca plenare dhe në të gjitha komisionet e grupet punuese të legjislativit.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka marrë pjesë vetëm në 17 seanca plenare nga gjithsej 40 sa janë mbajtur.

E pas tij renditet vajza e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Edhe Teuta Rugova sipas pjesëmarrjes në seanca kuvendi duket se nuk është fare e interesuar të përfaqësoj votuesit e saj.

Ajo ka marrë pjesë vetëm në 18 seanca plenare nga gjithsej 40 sa janë mbajtur.

Rasim Alija, nga Organizata joqeveritare “Demokracia për Zhvillim”, ka thënë për Infokusin se arsye për këtë mungesë janë jostabiliteti i koalicionit dhe fokusin i deputetëve në pushtet e jo në përmbushje të agjendave legjislative.

“Kjo problematikë ekziston prej legjistalturës së kaluar, dhe vazhdimisht në dy legjislaturat e fundit të Kuvendit të Kosovës kanë qenë me mungesë të deputetëve dhe mosarritje të kuorumit të dhe shumë gjëra të tjera që në fakt janë dy elemente themelore që ndikojnë, pjesa e parë ka të bëjë me jo stabilitetin e vet koalicionit qeverisës dhe pjesa e dytë është sinjal që në modele të tilla të ndërtimit të koalicione mbi baza komplet të marrjes së pushtetit dhe jo të agjendave legjislative nuk janë fare produktive”, thotë Alija.

Ai ka shtuar gjithashtu se penalizmi i deputetëve nuk është zgjidhje, pavarësisht se është fol si opsion edhe nga kryetari i Kuvendit.

“Penalizmi nuk qon peshë, ajo çfarë është dashtë të bëhet është ndryshimi i rregullores së Kuvendit dhe në të  parashihen edhe format e penalizmit, vetëm një mundësi e tillë e penalizmit do të rriste prezencën e deputetëve dhe ministrave në seanca”, thotë Alija.

Sipas tij ndryshimi dhe plotësimi i rregullores së Kuvendit është nevojë urgjente.

Por pavarësisht deputeteve dembel është dikush që funksionin e deputetit e kryen me shumë përgjegjësi, të paktën me pjesëmarrje në seanca plenare.

Deputeti i Vetëvendosjes Sali Zyba nuk ja huq asnjëherë me pjesëmarrje në punimet e Kuvendit.

Ai sipas platformes “Vota Ime” ka marr pjesë në të gjitha seancat e kuvendit të zhvilluara dhe kryeson sa i përket pjesëmarrjes në punimet parlamentare./(Agnesa Çitaku)/INFOKUSI

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera