Lajme

Rugova akuza Isa Mustafës: Po krijon klane në LDK

Autori: Gazeta inFokus 09:25 | 03 March 2021

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova ka vazhduar me akuza ndaj Isa Mustafës në prag të zgjedhjeve për kryetarin e partisë.

Në një shkrim në Facebook, Rugova e ka quajtur Isa Mustafën kryetar të klaneve. Ai ka thënë tutje, se nga ajo që po e sheh, ka frikë se Mustafa me shokë po e synon këtë të dytën, pra krijimin e klaneve në Lidhjen Demokratike.

“Kryetari i partisë apo një kryetar klanesh. Nga ajo që po shoh, kam frikë që Isa Mustafa me shokë po e synon këtë të dytën”, ka thënë Rugova.

-Advertisement-

LDK-ja do t’i mbajë zgjedhjet për kryetar të partisë në Kuvendin zgjedhor që është vendosur tashmë se do të mbahet me datë 14 mars. Tashmë janë disa persona që kanë shfaqur pretendimet e tyrë për këtë pozitë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera