Rozë

Rudina poston foton me Mark Frrokun nga Milano, ish-burri publikon pistoleta e plumba (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 14:51 | 22 January 2020

Në fillim të këtij viti, Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku, vendosën që të zyrtarizonin lidhjen e tyre. Ishte moderatorja dhe aktorja e njohur, ajo që në profilin e saj në “Instagram” postoi tre fotografi me ish-deputetin.

Që nga ajo ditë, Rudina nuk ka ndaluar së publikuari foto me Mark Frrokun, duke treguar se sa të dashuruar janë. Së fundmi, ajo ka publikuar një foto nga një udhëtim i tyre në Milano.

Ndërkohë foton ajo e ka shoqëruar me disa emoji zemre. Pas kësaj fotografie të publikuar nga Rudina, duket se ka reaguar edhe ish-bashkëshkorti i saj, Aleksandër Varfaj.

-Advertisement-

Ky i fundit ka postuar një foto në “Instastory” ku shfaqet një pistoletë, disa plumba dhe një thikë. Rudina dhe Aleksi kishin disa vite të martuar dhe bashkë kanë një vajzë. Ndarja e tyre erdhi e papritur për fansat e tyre dhe bëri menjëherë bujë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera