Lajme

RTS: Mund të anulohet vizita e Vuçiqit në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 19:25 | 06 September 2018

Përderisa autoritetet e Kosovës e pamundësojnë vizitën në liqenin e Ujmanit, ka mundësi që vizita e Aleksandar Vuçiqit në Kosovë të anulohet, mëson jozyrtarisht televizioni publik serb, RTS.

Presidenti serb është paraparë të vijë në Kosovë gjatë vikendit.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka konfirmuar se i ka dhënë leje presidentit Vuçiq të vijë në Kosovë.

-Advertisement-

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, tha sot gjatë ditës për KALLXO.com se presidentit serb i është dhënë leja.

“Po, Vuçiq ka kërkuar sipas procedurave leje për të hyrë në Kosovë dhe i është aprovuar”, tha Zyberaj.

Vuçiq pritet të qëndrojë në Kosovë më 8 dhe 9 shtator, një ditë pas takimit që do ta zhvillojë në Bruksel me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të dialogut për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Javë më parë, Vuçiq ka thënë se gjatë kësaj vizite do ta mbajë një ndër fjalimet më të rëndësishme të karrierës së tij politike, ndërsa këtë javë Balkan Insight raportoi se punëtorët publikë serbë të Kosovës janë vënë në presion të njerëzve nga qeveria serbe që ta ndjekin tubimin ku pritet të flasë Vuçiq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera