Sport

RTK transmetoi për 10 minuta pa komentim ndeshjen mes Shqipërisë dhe Polonisë, kjo është arsyeja

Autori: Gazeta inFokus 21:07 | 12 October 2021

Shqipëria dhe Polonia po luajnë aktualisht në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës ‘Katar 2022’, shkruan Gazeta inFokus.

Në takimin që po zhvillohet në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë, kur kanë kaluar 20 minuta lojë rezultati mbetet ai i fillimit 0-0.

Këtë ndeshje drejtpërdrejt po e transmeton Radio Televizioni i Kosovës (RTK 4), po për 10 minuta ky ballafaqim u transmetua pa komentim.

-Advertisement-

Me tu kthyer komentimi, komentatori Valon Jakupi deklaroi se për shkak të problemeve teknike ndeshja është transmetuar për 10 minuta pa komentim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera