Uncategorized

RTK-së nuk “çkapen” borxhlinjtë, i marrin qindra mijëra euro e i kërkojnë miliona tjera

Autori: Gazeta inFokus 16:31 | 14 September 2020

Televizioni publik RTK, nuk i ka punët mirë me borxhlinj.

Televizionit që shpesh është akuzuar për keqpërdorim të fondeve, borxhlinjtë i kanë marrë qindra mijëra euro, shkruan Gazeta Infokus.

Veç kësaj po i kërkojnë edhe miliona të tjerë.

-Advertisement-

Këtë e ka thënë vet Fadil Hoxha, Kryetar i Sindikatës së Pavarur të RTK-së, shkruan Gazeta Infokus.

Lexo edhe:

Kryeopozitari “anti-amerikan” – Takimet intensive të Albinit me të fuqishmit e Evropës

“Javen qe shkoi nje borxhli naj paska fshi 300 mije euro me permbarues.

Vitin e kaluar po ashtu me permbarues, Besim Dina naj fshiu 188 mije, ndersa ky djali i emisionit “Kush do te behet milioner”, permes gjykates po i kerkon prej  RTK-se mbi 2 milion euro, pa e llogarite ate emisionin qe u rrehnin me jastaka, i cili eshte i tij.

Kur borxhi nuk ekzekutohet me kohe, atehere  je  i obliguar me pagu faturen shtese per ndeshkime, interes dhe përmbarues”, ka shkruar Hoxha.

Ndërsa ka bërë thirrje që kjo të hetohet, shkruan Gazeta Infokus.

“A duhet me dhene dikush pergjegjesi per demet qe po i shkaktohen buxhetit te RTK-se, gjegjesisht taksave te qytetareve te vendit tone.

A duhet dikush me i hetu keto kontrata ?

A ka prokurori ky vend ?

Nese pak ja done te miren RTK-se, Kuvendi i Kosovës, si themelues i saj, duhet urgjentisht me formu komisionin hetues parlamentar”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera