RTK: Ruset e bukura po merren me spiunazh në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 20:13 | 05 March 2019
Shërbimet e fshehta në radhët e tyre kanë shumë femra. Përveç punës për interes nacional, ato duhet të jenë të shkathëta dhe të mençura.
Mirëpo, rusët e kanë edhe një kriter: agjentet e tyre sekrete duhet të jenë edhe të bukura. Në Kosovë janë shënuar disa raste kur shtetaset ruse frekuentojnë me qëllime spiunazhi.
Para disa ditësh në media u raportua se një zyrtare e lartë e UNMIK-ut, e quajtur Jana Minochkina u zu duke vjedhur në një dyqan në qendër të Prishtinës.
Mirëpo, të dhënat e institucioneve të sigurisë thanë se ajo ka shumë të ngjarë të jetë agjente e shërbimeve sekrete ruse. Kurse, rasti i fundit është ai i Julia Genadievna Luchevnikovas, rasti i së cilës u raportua nga vet qytetarët se ishte parë duke fotografuar objekte të institucioneve të Republikës së Kosovës.
Në të dy rastet, veprimet e ruseve, si i Jana Minochkinas, ashtu edhe Julia Luchevnikovas janë me bazë dyshimi për veprimtari spiunazhi.
Burimi i RTK-së (ekspert i sigurisë) i cili deshi të mbetej anonim, thotë se vitin e fundit është intensifikuar dhe ashpërsuar veprimtaria e shërbimeve të inteligjencës së Federatës së Rusisë në Kosovë.
“Duke marrë parasysh që pas dështimit të Rusisë që ta parandalojë anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, pastaj pas dështimit të pengimit të marrëveshjes ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut për çështjen e emrit, kanë mbetur vetëm Kosova dhe Serbia terren i përshtatshëm për agjenturën ruse. Është e vërtetë që në Kosovë janë shënuar disa raste që janë raportuar si veprimtari e spiunazhit dhe kjo është e rrezikshme. Rasti i këtyre femrave është shqetësues. Këto dyja janë evidentuar, por duhet ta marrim parasysh se sa të tjera si këto nuk janë evidentuar”, ka thënë ky burim.
Sipas të dhënave, shtetasja ruse Julia Luchevnikova, është ndaluar nga Policia e Kosovës në Prishtinë, porse ka refuzuar të përgjigjet ndaj autoriteteve. Madje, sipas këtyre të dhënave, Julia Luchevnikova nuk ka pasur me vete asnjë bagazh, përveç disa dokumenteve që sipas ekspertëve të sigurisë shërbejnë për ta maskuar veprimtarinë e saj.
“Është e çuditshme se si një rast si ky, vjen me makinë nga Rusia pa asnjë rrobë tjetër me vete, pa bagazh – pa valixhe. Asaj i janë zënë vetëm dokumentet që gjoja punon në Postën e Rusisë, mirëpo gjatë bastisjes së veturës i janë gjetur edhe disa dokumente të tjera që gjithashtu i kanë shërbyer për të dëshmuar se gjoja punon në një gjykatë në Moskë. Kjo quhet maskim i veprimtarisë së spiunazhit apo zbulimit. Kurse, një dëshmi më shumë për këtë dyshim është edhe fakti se ajo ka fotografuar objekte të rëndësisë së veçantë”, ka thënë burimi i RTK-së.
Redaksia ka mësuar se Luchevnikova me vete kishte një numër të madh të kartelave bankare. Asaj i është shqiptuar gjoba në shumën prej 250 euro për veprën e saj, mirëpo, pasi që nuk ka pasur para të gatshme me vete, i është kërkuar t’i nxjerr nga bankomati. Mirëpo, e njëjta nuk kishte pranuar assesi që ta vendoste kartelën e saj në bankomatet e Kosovës, duke u frikësuar për zbulimin e transaksioneve eventuale që janë realizuar përmes këtyre llogarive bankare.
Spiunet ruse karakterizohen se janë të bukura, në mënyrë që të pranohen më lehtë në shoqërinë e infiltruar.
Rasti i Jana Minochkinës, e cila ka një rrjet të gjerë të bashkëpunëtorëve shqiptarë në Kosovë dhe Shqipëri, është ilustrimi më i mirë për këtë. Jana Minochkina është e martuar për shtetasin e Republikës së Shqipërisë L.B. dhe vepron ende në Kosovë.
“Zakonisht agjentet sekrete kanë aftësi të veçanta që të përfshihen në shoqëri. Varësisht nga detyra që kanë, por disa duan që vetëm të marrin të dhëna, si rasti i Julias që ka fotografuar objektet e rëndësisë së veçantë, kurse disa kanë detyrë që ta shtrijnë influencën duke u paraqitur të rëndësishme, duke i ndihmuar komunitetit, porse në esencë qëllimi është spiunazhi. Kurse, pamja e tyre e jashtme, paraqitja e dinjitetshme dhe bukuria janë vetëm karrem për të ardhur më shpejtë tek informacioni me interes”, ka thënë burimi i RTK-së.
Rusët dhe serbët janë bashkëpunëtorët më të mirë në fushën e shërbime sekrete. Në mes të muajit të kaluar, një oficer i shërbimit ushtarak të inteligjencës, i njohur si ADIV, u akuzua se po punonte për rusët. Sipas informacioneve të sigurta belgu u zu duke i dhënë informacion të klasifikuar një qytetarje serbe, e cila po punonte për shërbimet ruse.
Belgu Clement Vandeborre ishte shef i kundërspiunazhit në shërbimin belg.
Të tjera
-
Në Podujevë arrestohet dhe më pas lirohet një person që dyshohet se po bashkëjetonte me një të mitur
Një person është arrestuar në Podujevë nën dyshimin për bashkëjetesë me një t...
-
Këto janë gjetjet e Themelores së Prishtinës në rastin e “53 milionëshit”, ku Pal Lekaj u dënua me 3 vite e 8 muaj burgim
Me rastin e përpilimit të aktgjykimit në rastin e njohur si “53-milionëshi”, ...
-
Kryeministri Albin Kurti në Berlin më 25 prill, gazetari gjerman zbulon agjendën
Gazetari gjerman, Michael Martens, ka thënë se kryeministri Albin Kurti do të...
-
Ndërron jẻtë në QKUK burri që u aksidẻntua para rreth një jave në Prizren
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë personi që ishte aksidentua...
-
Vuçiq në konferencën e përbashkët me O’Brien: Kosova do të shpërblehet me anëtarësim në KiE
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është ankuar në konferncën për media ...
-
O’Brien: Kam punuar si i ri në hetimin e krimeve të luftës në Srebrenicë, duhet të përballemi me të vërtetën
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien,...
-
Një grua nga Prishtina raporton se një burrë ia ngẚcmoi ṣeksualisht vajzën, dërgohet në mbajtje i dyshuari
Një nënë nga Prishtina ka raportuar në Polici se një burrë ia ka ngacmuar sek...
-
O’Brien pas takimit me Vuçiq: Do të bëjmë gjithçka në dorën tonë për përmbushjen e zotimit për Asociacionin
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien,...
-
Tahiri: Kurti e shkeli Kushtetutën, e pranoi Asociacionin pa u skuqur fare
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë...
-
Nis takimi O’Brien – Vuçiq, Presidenti serb thotë se ky është një takim i vështirë
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka nisur takimin me James O’Brien, Ndihmës...
-
Nisin zgjedhjet në Indi: 969 milionë njerëz kanë të drejtë vote
Vendvotimet u hapën të premten në fazën e parë dhe më të madhe të zgjedhjeve ...
-
Analisti amerikan Daniel Serwer tregon arsyet për të cilat Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në KiE
Serbia është aktualisht e angazhuar në një fushatë të egër për të bllokuar an...