Lajme

RTK-ja këmbëngul në miratimin e ligjit të ri

Autori: Gazeta inFokus 15:10 | 21 December 2018

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së, në vazhdimësi angazhohet për RTK-në, e së fundmi për miratimin e ligjit të RTK-së, duke u takuar me përfaqësues të grupeve parlamentare për ta përshpejtuar miratimin e Ligjit për RTK-në, i cili do të siguronte pavarësi financiare, zgjidhje të pronës dhe të digjitalizimit, thuhet në njoftimin dërguar mediave.

“SPERTK i kundërshton fuqishëm zërat kundër miratimit të këtij ligji, nga kushdo që vijnë ata. Këta zëra që punojnë kundër interesave të RTK-së dhe kolegëve tanë, i konsideron jolegjitimë”, thuhet në njoftim.

 

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera