Sport

RTK-ja hap procedurë disiplinore ndaj komentatorit Andin Lokaj

Autori: Gazeta inFokus 14:17 | 17 November 2021

Televizioni publik i Kosovës, RTK, ka hapur procedurë disiplinore ndaj komentatorit të vet, Andin Lokaj, për një shkrim të tij fyes ndaj Kombëtares U21 të Shqipërisë të martën.

Lokaj, njëri prej komentatorëve kryesorë të televizionit publik, shkaktoi shumë polemika të martën në mbrëmje pas fitores së Kosovës U21 1:0 ndaj Shqipërisë U21 në një ndeshje kualifikuese për Euro U21.

Ai e fye ekipin kuqezi duke thënë se “kur kosovarët kanë luajtur futboll, kuqezinjtë i kanë shikuar peshqit me dylbi”.

-Advertisement-

Drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati, njoftoi se televizioni publik ka hapur procedurë disiplinore ndaj Lokajt.

Në një reagim në Facebook, Kastrati njoftoi: “Lidhur me rastin e deklarimeve publike te komentatorit Andin Lokaj, RTK njofton se do te veproj ne perputhje me Standardet Profesionale te RTK-se dhe Rregullores per Pergjegjesite materiale dhe disiplinore.”

Ai shtoi: “Po ashtu ju beje me dije se tani me kane filluar procedurat ne lidhje me kete rast!”

Shkrimi i tij nxiti reagime të ashpra gjithandej, me grupin e tifozëve ultras të Prishtinës dhe Kombëtares shqiptare “Plista” që e shpallën person të padëshirueshëm në kryeqytetin kosovar.

Po ashtu, kapiteni legjenda i Shqipërisë, Lorik Cana, e quajti palaço Lokajn në një reagim në Instagram.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera