Lajme

Rryma në veri, Elektrosever nuk respekton afatet

Autori: Gazeta inFokus 23:30 | 02 October 2022

Banorët e veriut të vendit, të paktën edhe për një kohë s’do ta paguajnë rrymën.

Faturën atyre parashihej t’ua qonte kompania me prejardhje serbe, Elektrosever, por 100 ditë pasi mori licencën për furnizim, ajo s’ka plotësuar asnjë nga detyrimet që ia cakton udhërrëfyesi për energji.

Me mosrespektimin e afatit që përfundon të dielën, sipas dakordimit të arritur në Bruksel asaj i tërhiqet licenca, njofton Klan Kosova.

-Advertisement-

Këtë do ta bëjë Zyra e Rregullatorit për Energji.

Në ZRRE thanë se afati mund të shtyhet, vetëm me dakordimin e palëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova Nënshkruan Parimet për Fuqizim të Grave (WEPs)
-Advertisement-

Të tjera