Rryma e paguar për serbët e veriut, shkelje e të drejtave të njeriut
Autori: Gazeta inFokus 11:11 | 12 December 2017
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Persona të Pagjetur sot ka diskutuar për raportin e Avokatit të Popullit, në lidhje me faturimin e energjisë elektrike të shpenzuar në katër komunat veriore të Kosovës.
Në Komision ka raportuar Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, i cili tha se kostoja vjetore është diku 8 milionë euro, me arsyetimin e ZRRE se KEDS ka humbje të mëdha nëse nuk zbatohet edhe ky vendim.Ai ka thënë se ky vlerësim ka qenë i gabuar dhe diskriminues për të drejtat e konsumatorëve. “Me këtë vendim po dëmtohen qytetarët dhe po krijohen dëme të pa riparueshme”, ka thënë Jashari. “Ne ndërkohë do të kërkojmë edhe kompensimin e dëmeve me një vendim të Gjykatës Themelore”, ka thënë ai. Miljana Nikoliq anëtare e komisionit e ka pyetur Jasharin nëse në faturat që marrin qytetarët e Kosovës shkruan shuma e shpenzuar për veriun.
Jashari tha se arsyetimi përse qytetarët nuk e kanë vërejtur ngarkesën, ka qenë për shkak të çmimit. Sami Kurteshi deputet nga Vetëvendosje tha se nëse është bërë me vetëdije kjo shkelje e qytetarëve, është vepër penale. “Nëse shkon në veri të Mitrovicës me ble naftë duhet me paguar me para, ndërsa si është e mundur t’u dërgohet qytetarëve rrymë në veri pa para. Me këtë akt është vepër penale”, tha Kurteshi. Edhe Mexhide Mjaku deputete nga PDK ka thënë se kjo çështje duhet të bëhet me një rekomandim dhe të diskutohet në seancën e ardhshme të Kuvendit, në ditën edhe kur do të diskutohet një raport i tillë.
Ajo shtoi se është shkelje ligjore që qytetarët të paguajnë energji elektrike për qytetarët e veriut. Deputetja e LDK-së Lirije Kajtazi tha kjo çështje është ngritur me të drejtë nga Avokati i Popullit, Hilmi Jashari.
“Ky model i shkeljes së të drejtave të njeriut nuk ekziston askund në botë dhe ky diskriminim pa tjetër duhet të ndërpritet”, ka thënë Kajtazi. Ndërsa deputetja e PDK-së Luljeta Veselaj tha se 8 milionë euro të paguhen për militantët e atyre që kanë vrarë shqiptarë në Kosovë, është dy herë shkelje e të drejtave të njeriut.
Të tjera
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...
-
Erëra të forta e shi orët në vijim, komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Reduktoni lëvizjet
Komuna e Prishtinës ka dalë me një paralajmërim për orët në vijim për shkak t...