Rruzarja 7 milionëshe e Georginës “rrëmben” show-n në Met Gala – rrjeti shpërthen në reagime
Autori: Gazeta inFokus
10:15 | 06 May 2026
Georgina Rodriguez u shfaq në Met Gala me një krijim të dizajnerit belg Ludovic de Saint Sernin, por detaji që mori më së shumti vëmendje ishte një rruzare që, sipas raportimeve, është ideuar nga vet ajo dhe vlera e së cilës vlerësohet deri në shtatë milionë euro. Për stilimin e saj të përgjithshëm, me të cilin mbërriti në Metropolitan Museum of Art në New York, ishte përgjegjëse stilistja Alba Melendo.
Në përputhje me temën e këtij viti, “Moda është art”, ekipi i Georgina Rodriguez tha se frymëzimi për pamjen e saj erdhi nga devocioni i saj ndaj Zonjës së Fatimës. Fustani, i punuar me dorë në Paris, kishte një siluetë të strukturuar, të ngjashme me korsenë, me detaje të pikturuara me dorë dhe dantellë në nuanca të kaltërta të çelëta. Pamja u plotësua me një vello, ndërsa brenda krijimit ishin fshehur edhe dy mesazhe të qëndisura me dorë në spanjisht: “Aty ku është ajo, shpirti gjen strehë” dhe “Dhe na çliro nga e keqja, amen”.
Dizajneri Ludovic de Saint Sernin i tha Vogue España se stili i Georginës e kishte impresionuar që në takimin e parë. “Tek ajo shoh një elegancë natyrale dhe një sensualitet të qetë”, u shpreh ai. Ai shtoi se puna në fustan ishte “një bashkëpunim i vërtetë”, një balancë mes vizionit të saj dhe të tij, dhe se ideja fillestare lindi pas bisedës për besimin e saj ndaj Virgjëreshës së Fatimës.
Megjithatë, vëmendja më e madhe shkoi te rruzarja luksoze, për të cilën thuhet se Georgina e ka dizajnuar vet. Ajo është punuar me ar të bardhë 18 karatësh dhe përmban pesë perla natyrale, 53 diamante në zinxhir dhe 11 diamante në kryq. Në medalion gjendet figura e Zonjës së Fatimës, si dhe janë gdhendur emrat e anëtarëve të familjes së saj. Vlera e kësaj pjese nuk është konfirmuar zyrtarisht, por disa media e vlerësojnë deri në shtatë milionë euro.
Stilimi u kompletua me këpucë platformë ngjyrë argjendi nga Le Silla dhe një set bizhuterish nga Chopard, ku theksohej edhe diamanti The Queen of Kalahari. Ekipi kreativ i Georginës theksoi se pamja e saj bashkon besimin personal me mjeshtërinë e nivelit më të lartë, duke i dhënë modës një kuptim si vizual, ashtu edhe simbolik.

T� tjera
-
BE-ja nuk do të nisë bisedimet për marrëdhënie afatgjata me Britaninë
Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian rrezikojnë të hyjnë në një tjetër peri...
-
Fehmi Hoti pret në takim ambasadorin britanik, diskutohet mbështetja për Policinë e Kosovës
U. D. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Fehmi HOTI, me b...
-
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës merr pjesë në sesionin e APF-së në Bruksel
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës po merr pjesë në punimet e Sesionit të 38-t...
-
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës merr pjesë në sesionin e APF-së në Bruksel
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës po merr pjesë në punimet e Sesionit të 38-t...
-
Melodia nacionaliste serbe në Bruksel, eurodeputeti belg ia përplas Marta Kos-it vrasjet dhe dëbimet e viteve 1998/99 në Kosovë
Eurodeputeti belg, Michel De Maegd, ka kritikuar ashpër interpretimin e një k...
-
Investitorët japonezë shqyrtojnë mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik me Kosovën
Zgjerimi i marrëdhënieve ekonomike dhe krijimi i mundësive të reja për invest...
-
Rikthehet furnizimi me energji në Prishtinë
KEDS ka njoftuar se është rikthyer furnizimi me energji në Prishtinë.Në njoft...
-
Haxhiu kërkon mbështetjen e Kroacisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar mbështetjen e Kr...
-
Raporti i Gallupit për 2025-tën: Kosova, ndër vendet më të sigurta në Evropë
Kosova është renditur ndër vendet më të sigurta në Evropë sipas Indeksit Glob...
-
Erërat e forta, Inspektorati i Punës kërkon masa të shtuara për sigurinë e punëtorëve
Inspektorati Qendror i Punës u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të n...
-
Rama: Ndryshim-ligji për Specialen nuk është i PDK’së, është për vlerat e luftës
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrahman Rama, ka deklaruar s...
-
Limaj për rikthimin e Ligjit për Gjykatën Speciale: Jam SHOKU
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar kërkesën për ri...


































