Lajme

Rrustë Rexhepaj nga Peja i zhdukur nga 16 maji, vëllai thotë se në shtëpi i la paratë e dokumentet

Autori: Gazeta inFokus 20:02 | 24 May 2019

Rrustë Rexhepaj nga Peja, mëngjesin e 16 majit doli nga banesa e vëllait të tij dhe që nga ajo kohë familja ka humbur kontaktet me të.

Besim Rexhepaj, vëllai i tij, ka thënë se të gjitha dokumentet dhe paratë i ka lënë në banesë. Ai ka kërkuar ndihmë për gjetjen e tij.

“Më kanë thënë familjarët se në shtëpi [Rrusta] nuk është. I ka lënë me dokumente, me telefon e leje, me para e me krejt”, tregon Besim Rexhepaj për RTV Dukagjinin.

-Advertisement-

Ndërkaq Haki Rexhepaj familjar i Rrustës, thotë se edhe Policia e Kosovës është e lajmëruar për rastin në fjalë.

“Përafërsisht në orën 7:15 të mëngjesit, me datën 16 maj ka qenë në banesën e vet dhe nga ai moment nuk dimë më asgjë për të de çfarë drejtimi ka marrë. Kemi pritur katër ditë që të na lajmërohet dhe pas asaj kohe kemi lajmëruar stacionin policor. Deri tash nuk kemi kurrfarë informate”, thotë Haki Rexhepaj.

Përmes linjës telefonike zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Driton Rugova, ka thënë se ende nuk ka ndonjë zhvillim, por që policia e Kosovës po punon intensivishtë në këtë drejtim dhe kërkon ndihmën e mediave e të qytetarëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera