Lajme

Rrugëtimi i Albulena Haxhiut në Lëvizjen Vetëvendosje ( VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 23:36 | 03 June 2020

Që nga data 3 shkurt e deri më 3 qershor, Albulena Haxhiu ka ushtruar detyrën e Ministres së Drejtësisë.

Por angazhimi i saj në politikë është më i gjatë.

Që nga viti 2010, Haxhiu është pjesë e skenës politike në Kosovës. Vit ky kur ajo edhe u zgjodh deputete e Kuvendit të Kosovës.

-Advertisement-

Në emisionin “Gratë n’Fokus” me Doresa Gecin, Albulena Haxhiu ka treguar se si ka hyrë jetës politike.

“Në vitin 2010 jam anëtarësuar në Lëvizjen Vetëvendosje .Mirëpo paraprakisht unë me kolegët e mijë të fakultetit Juridik kemi marrë pjesë në protestat e Lëvizjes Vetëvendosje ndonëse nuk ishim anëtar të VV, e cila atëherë ka qenë vetëm lëvizje politike” është shprehur ajo.

Haxhiu thotë se për të bërë deputete nuk ka qenë shumë e lehtë për të pasi që nuk ka pasur shumë persona të cilët e kanë njohur atë.

“Në atë kohë Vetëvendosje ka qenë grup i vogël i aktivist gjegjësisht ka pasur pak përfshirje të grave në Vetëvendosje. Me kanë sugjeruar të bëhem pjesë e listës së kandidatëve , Ishim për herë që futshim në një garë zgjedhore. Kam qenë me numër 9 në bazë të alfabetit sepse unë skam pasur shumë persona që më kanë njohur dhe ishte vështirë të fitosh” ka thënë ajo mes tjerash.

Për më shumë ndiqeni emisionin “Gratë n’Fokus” me Doresa Geci./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera