Rrugët vrasin 29 kosovarë për katër muaj
Autori: Gazeta inFokus
17:52 | 17 May 2018
Mesdita e 24 prillit ishte tragjike për motoristin 25-vjeçar, G.N nga Fushë Kosova.
Ai humbi jetën në një aksident trafiku teksa po drejtonte motoçikletën e tij në magjistralen Fushë-Kosovë- Prishtinë.
E fatin e njëjtë me 25 vjeçarin e patën edhe 28 persona të tjerë në vend.
Vetëm gjatë periudhës janar-prill të këtij viti në rrugët e Kosovës humbën jetën 29 persona, shkruan Infokusi.com. Në krahasim me vitin e kaluar, të dhënat e Policisë së Kosovës paraqesin situtë shqetësuese të rritjes së vdekjeve në komunikacion.
Gjatë katër mujorit të parë të këtij viti (janar-prill) kanë ndodhur 4,569 aksidente trafiku, shkruan infokusi.
Ndërkaq në 1,770 aksidente trafiku u lënduan 3,570 persona.
Ndryshe viti 2017 konsiderohej si viti me më së shumti aksidente në Kosovë që nga paslufta. Por që katër muajit e parë të 2018-ës i kanë ndryshuar këtë epitet.
Gjatë periudhës janar-prill 2017 në tërë territorin e Kosovës kanë ndodhur 5214 aksidente trafiku ku si pasojë e tyre humbën jetën 27 persona ndërsa u lënduan 3521.
Përpjekje për parandalimin e aksidente në komunikacion u bënë qysh në fund të vitit 2017 kur u nënshkrua një deklaratë bashkëpunimi mes Ministrisë së Infrastrukturës, Ministrisë së Punëve të Brendshme e Policisë së Kosovës
Më 17 dhjetor të vitit të kaluar Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe drejtorin e Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni kanë nënshkruar deklaratën për rritjen e sigurisë dhe standardeve të komunikacionit rrugor, duke e shpallur vitin 2018 si vit të sigurisë dhe standardeve në komunikacion.
Bie numri i tiketave të trafikut
Ndryshe nga aksidentet, tiketat për shkelje të rregullave në komunikacionin kanë shënuar rënie këtë vit. Gjatë këtij katër mujori janë shqiptuar 811 dënime më pak se periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Sipas statistikave së Policisë së Kosovës dërguar Infokusit thuhet se gjatë muajve janar-prill të 2018 janë shqiptuar 11,8743 tiketa ndërsa në katër muajt e parë të 2017-ës janë shqiptuar 11,9554 tiketa për shkelje të rregullave të komunikacionit.
Në rënie të numrit të gjobave mund të ketë ndikuar ligji i ri për kundërvajtje në trafik i cili ka hyrë në fuqi që nga 1 janari i këtij viti.
Sipas këtij ligji, Policia e Kosovës mund të shqiptoi gjobat për personat fizik deri në 500 euro ndërsa për personat juridik deri në 1 000 euro, ndryshe nga ligji paraprak sipas të cilit Policia ka shqiptuar gjobë deri në 60 euro në vendngjarje ndërsa për gjobat më të larta dosjet i kishte dërguar në Gjykatë. (Agnesa Citaku)/INFOKUSI

T� tjera
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...
-
IPK nis hetimet për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici, do të verifikohen edhe lëshimet e mundshme të zyrtarëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikue...
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...































