Rrugët rurale, Veliaj: Do rrisim investimet në fshatra
Autori: Gazeta inFokus 14:50 | 28 August 2017
Në dy vitet në vijim Bashkia e Tiranës do të shtojë ritmin e investimeve në zonat rurale.
Kryetari Erion Veliaj inspektoi rrugën e re që lidh fshatin Allushaj me rrugën kryesore të Zall-Herrit, ku theksoi se projekti për rikualifikimin e qendrave të fshatrave do të ecë paralelisht me atë për rikonstruksionin e rrugëve, si një mënyrë që investimi të ketë vlerë.
“Sot jam shumë entuziast për rrugën e re të Zall-Herrit. Kjo është rruga e radhës pas atyre në Çekrezë, Kasallë, tani edhe në lagjen e Allushëve. Kemi nisur disa projekte për qendrat e fshatrave. E filluam me qendrën e fshatit Qeha, në Petrelë, tani me disa rrugë të reja për komunitetin dhe besoj se në dy vitet e ardhshme, pra në gjysmën e dytë të mandatit, rrugët rurale apo qendrat e fshatrave do t’i trajtojmë si paketë. Pra, do të bëjmë disa dhjetra njëherësh, tani që projektet e para kanë dalë me shumë sukses”, tha Veliaj.
Ai shtoi se për këtë qëllim do të hartohet një paketë projektesh të cilat do të zbatohen në vijim në zonat rurale. “Bashkë me të 24 administratorët, do të hartojmë një paketë të të gjithë qendrave të fshatrave dhe rrugëve kryesore, që siç janë akset qendrore, ashtu të jenë edhe lagjet dhe komunitetet ku banojnë qytetarët, me të njëjtën cilësi”, tha Veliaj.
Kryebashkiaku theksoi se edhe ky investim është dëshmi e faktit se për Bashkinë e Tiranës nuk ka dallim mes qytetit dhe fshatit, kur bëhet fjalë për investime dhe për cilësinë e tyre./ Top Channel
Të tjera
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...