Lajme

Rrugët në komunën e Malishevës janë të kalueshme

Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 21 January 2018

Komuna e Malishevës ka njoftuar se të gjitha rrugët në territorin e saj janë të kalueshme dhe qarkullimi i automjeteve bëhet pa problem.

Sipas Komunës, edhe rrugët në fshatrat e thella malore, janë të kalueshme.“Gjatë gjithë natës, pastrimin e borës nga rrugët, e ka inspektuar edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës Hajdin Berisha, i cili është ndarë i kënaqur me punën e bërë për pastrimin e rrugëve.

Nënkryetari Berisha dhe drejtori i Shërbimeve Publike, Milazim Morina, kanë deklaruar se të gjitha rrugët janë të hapura dhe nuk ka pengesa nga bora në rrugë, në tërë territorin e Komunës së Malishevës, edhe pse ka pasur rënie të shumta të borës, gjatë tërë ditës së shtunë”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Nënkryetari Berisha, gjatë tërë pasdites së djeshme dhe gjatë natës, i ka vizituar shumicën prej fshatrave, për të inspektuar gjendjen e rrugëve, përfshi edhe fshatrat e thella, si Berishë, fshat i Ri, Llapçevë e Panorc, fshatra të cilat gjatë reshjeve të borës, përballen me probleme në qarkullim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera