Lajme

Rrugët e Tiranës vishen me ngjyra festive për Ditën e Verës

Autori: Gazeta inFokus 10:57 | 11 March 2018

Tirana po bëhet gati të presë Ditën e Verës. Përveç programit të aktiviteteve argëtuese, Bashkia e Tiranës ka nisur përgatitjet për t’i dhënë qytetit një atmosferë pranverore dhe mbi të gjitha festive.

Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë vendosur zbukurimet përgjatë gjithë këtij segmenti.Siç shihet edhe nga fotot, janë vendosur zbukurimet me lule që simbolizojnë largimin e dimrit dhe ardhjen e pranverës.

Sakaq ndërmarrjet bashkiake kanë veshur edhe të gjitha pemët përgjatë gjithë këtij bulevardi me ngjyra që krijojnë një atmosferë festive.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera