Lajme

Rruga në Kllokot me emrin e tenistit të famshëm serb që nëpër botë lobon kundër Kosovës, shteti heshtë

Autori: Gazeta inFokus 18:54 | 08 April 2021

Është vetëm një rrugë fshati ku jetojnë serbët. Por emri i saj, në hyrje të fshatit Gërçar të komunës së Kllokotit, nuk mund të kalojë pa u vërejtur.

Pasi kjo është rruga e vetme në Kosovë që mban emrin e tenistit serb me famë botërore, Novak Gjokoviçit, i cili në botë lobon kundër pavarësisë së Kosovës.

Bile për këtë ‘mision’ të tij, ai edhe është shpërblyer nga politikanët në Serbi.

-Advertisement-

“Spitali ALOKA mashtrim i tmerrshëm i pacientëve”

Ky segment rrugor në këtë komunë me shumicë serbe, u emërtua kështu para 5 vitesh nga komisioni për emërtime, e që pastaj është kundërshtuar nga banorët shqiptarë të cilët s’duan që rruga ta mbaj emrin e një figure sporti që është kundër shtetit të Kosovës, transmeton PlusTV.

Plus Televizion ka qëndruar në fshatin Gërçar, ku ka takuar banorët serb të cilët nuk kanë dashur të flasin para kamerës por shprehen se janë krenar për emrin që ka rruga e tyre.

Hidajet Ahmeti, këshilltar në Kuvendin Komunal, thotë se emri i asaj rruge është provokim për shqiptarët dhe sipas tij, duhet të ndryshohet pasi nuk ndihmon raportet ndëretnike mes tyre.
Ai kritikon komunën të cilët këtë çështje nuk po pranojnë ta sjellin në Kuvendin komunal për shyqyrtim.

“Në seancën e rregullt të Kuvendit Komunal, kam propozuar që emërtimi i rrugës në Gërçar, Novak Gjukanoviç duhet të ndryshohet. Pasi emri në fjalë në vazhdimësi ka lobu kundër pavarësisë së Kosovës dhe nuk ndihmon në rregullimin e raporteve ndëretnike.

Kërkoj njëzëri që të aprovohet ky propozim, pasi veprimet e tilla të njëanshme nuk prodhojnë një stabilitet dhe komunikim të mirëfilltë ndëretnik. Pas shfuqizimit të emërtimit të rrugës në fjalë, të propozohet një komision që përfaqësohen diversitet etnik dhe gjinor nga legjislativi dhe ekzekutivi, dhe ky emër të zëvendësohet me një emër tjetër nga Komisioni i emëruar, i cili emër nuk ngacmon ndjenjat e ndonjë komuniteti që jeton dhe vepron në këtë komunë.

Çdo tendencë tjetër ngjalle debat të pakuptimtë duke i dhanë konotacion etnik”, thotë ai në mes tjerash.

Lidhur me këto shqetësime, është deklaruar nënkryetari Sasha Mirkoviq, i cili thotë se edhe asamblistët shqiptarë e kanë përkrahur emërtmin e kësaj rruge në vitin 2016 dhe nuk e sheh të arsyeshme që tashti të bëhet ndonjë ndryshim. “Është emërtuar ashtu në kohën e pushteti të kaluar në komunë, janë respektuar procedurat ligjore përmes Kuvendit, është përkrahur edhe nga asamblistët shqiptarë, për më shumë duhet të pyesni ata që kanë qenë më herët në komunë, unë nuk kam shumë informacione për këtë temë. Emri i rrugës nuk është provokim për askënd, nëse ka qenë provokim është dashur të veprohet në atë kohë e jo tash”, tha ai për PlusTV.

Sipas përfaqësuesve shqiptarë në kohën kur rruga ka marrë emrin e sportistit serb ai nuk ka qenë i njohur për fushatën e tij kundër Kosovës nëpër botë. Ahmeti i është drejtuar edhe Ministrisë së Pushteti Lokal dhe po presin ndërhyrje nga niveli qendror.

Derisa pushteti aktual në Kllokot, heq përgjegjësinë nga vetja nuk japin shpresa se propozimi për ndryshimin e emrit të kësaj rruge do të ndodhë ashtu siç po kërkojnë banorët shqiptarë./PlusTV/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera