Lajme

Rruga nacionale Prishtinë-Mitrovicë merr emrin e tre heronjve

Autori: Gazeta inFokus 13:43 | 03 February 2018

Prej tash e tutje, rruga nacionale Prishtinë-Mitrovicë do të mbajë emrin “Rruga e tre heronjve, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha” .

Rrugë në të cilën këta edhe ranë dëshmorë. Ky emërtim i kësaj rrugë vie pas vendimit të Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe nismës së Kryeparlamentarit Kadri Veseli, në 21 vjetorin e rënies së tyre dëshmorë. Kopja e këtij vendimi dhe flamuri shqiptar ishte dhurata që Haradinaj u dha familjarëve të heronjve në pritjen që u bëri të shtunën.

Kështu njofton Zyra e Kryeministrit, përmes një komunikate për media , shkruan Infokusi. Në këtë komunikatë thuhet se Kryeministri Haradinaj, vlerësoi lartë kontributin dhe luftën e lavdishme për liri të Zahirit, Edmondit e Hakifit, duke thënë se me sakrificën e tyre sublime trasuan rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë të shtetit tonë.

-Advertisement-

Ndërkaq, familjarët e heronjve Pajaziti, Hoxha e Zejnullahu, falënderuan kryeministrin Haradinaj për vendimin e marrë në Qeveri./INFOKUSI/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera