Fokus

Rruga e tmerrit për në Brezovicë

Autori: Gazeta inFokus 15:25 | 16 January 2021

Mbi 3 kilometra qytetarët duhet të ecin në këmbë për të arritur në qendrën turistike në Brezovicë.

Rruga që qon në këtë qendër është thuajse e pa kalueshme, pasi nuk është pastruar fare nga komuna e Shterpcës e as nga Ministria e Infrastrukturës.

Siç edhe shihet në fotografi të siguruara nga Gazeta Infokus, shtresa e akullit në këtë rrugë është aq e trashë sa vështirë kalojnë automjetet.

-Advertisement-

Ndërkaq në mungesë edhe të parkingut është krijuar kaos nga automjetet.

Kujtojmë se secili qytetarë duhet të paguaj nga një euro për të hyrë në këtë qendër, shkruan Gazeta Infokus.

Megjithatë, pavarësisht pagesës që marrin zyrtarët në emër të parkut nacional për mirëmbajtje të rrugës dhe parkingut, askush nuk ka dalë ta hapë rrugën./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera