Lajme

Rrufeja e godet për vdekje një burrë në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 21:55 | 17 June 2021

Një burrë në fshatin Kusoriq të Pejës ka ndërruar jetë pasditen e sotme, pasi që është goditur nga rrufeja,

Lajmin për Gazetën e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot, rreth 19:25 një person është sjellë në Spitalin Rajonal në Pejë, i cili sipas ekipit mjekësor, është goditur nga rrufeja dhe nuk ka arritur të mbijetojë. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, tha ai.

-Advertisement-

Sinjali mëson se viktima është rreth moshës 52-53 vjeçar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera