Lajme

Rron Gjinovci për babain e Agon Musliut: E kisha qitë jashtë me sigurim e polici militantin e LDK-së

Autori: Gazeta inFokus 16:12 | 22 September 2020

Analisti Rron Gjinovci ka reaguar ndaj Naim Musliut, babait të Agon Musliut.

Naim Musliu ka akuzuar Vetëvendosjen për vdekjen e të birit, duke e quajtur rastin edhe si vdekje politike, shkruan Gazeta Infokus.

Babai i 25-vjeçarit nga Gjilani i cili kishte rënë nga kati i katërt i konvikteve që shfrytëzohej si karantinë, vazhdimisht ka thënë që kjo është vrasje politike.

-Advertisement-

E Gjinovci e ka quajtur atë militant të LDK-së dhe që po e instrumentalizon siç thotë Gjinovci vetëvrasjen e djalit të tij, shkruan Gazeta Infokus.

“Me kon un kryesus i komisionit hetimor parlamentar, e kisha qite jashte me sigurim dhe polici militantin e LDK-së qe po e instrumentalizon vetevrasjen e djalit t’vet per me dhon deklarata tlodhta politike”, ka thënë Gjinovci./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera