Lajme

Rron Gjinovci ia kthen Edi Ramës që i tha në parlament, analfabet me dorëza të zeza

Autori: Gazeta inFokus 09:13 | 22 May 2020

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një debat në T7, pati përplasje të ashpër me analistin kosovar, Rron Gjinovci.

E më pastaj, këtë të fundit, Rama e përmendi edhe në Kuvendin e Shqipërisë, shkruan gazeta inFokus.

Atë, e quajti analfabet me dorëza të zeza.

-Advertisement-

E për këtë ka reaguar Gjinovci, i cili ka shpërndarë videon e Ramës dhe ka shkruar se Rama duket se është në një zor të madh, zor nga oligarkët.

“Nga fjalimi i sotëm në Parlamentin e Shqipnisë, i Kryeministrit të Shqipnisë, shkëlqesisë së tij Edi Ramës, është nji moment me randësi kah fundi i fjalimit të tij. Momenti kur flet për ndërtimin e teatrit siç ka qenë, ama, dikund tjetër. Ky moment lyp vëmendje, se aty merret vesh saktësisht ku është problemi. Pra, vendndodhja e teatrit, qendra e Tiranës ku do të ndërtohet teatri i ri dhe pjesa prapa tij që në fakt është pjesa ma me rëndësi, e cila, do të “zhvillohet” siç e tha disa herë atë natë në emisionin ku isha edhe unë në T7 vet shkëlqesia e tij. E shqiptarët e dijnë ç’do me thanë “zhvillimi” në termat e shkëlqesisë së tij, pra do me thanë ndoj kullë apo disa kulla dhjetëra katëshe. E shqiptarët po ashtu e dijnë kush i don e kush i ndërton ato: oligarkët.

Po ta dëgjoni me vëmendje, frymëmarrja e çakorduar e shkëlqesisë së tij ishte e ngjashme si vitin e kalum kur doli me folë për protestat masive të studentëve të lëvizjes Për Universitetin. Vërehej edhe sot si atëherë se shkëlqesia ishte, siç themi na në Kosovë: në nji zor të madh. Kryeministri është në zor prej oligarkëve të cilët siç duket po ia lypin parcelën në qendër të Tiranës, për borxhe që na s’i dijmë.

Kryeministër, na i thoni emrat e oligarkëve që ju kanë shtrëngu kaq fort dhe na presionin e drejtojmë kah ata, e çlirohet edhe Shqipnia edhe ju prej tyne.

E protestusit shpresoj të mos ndalen, deri sa të bijnë oligarkët, ose veglat e tyne, ose edhe ma mirë: t’gjithë bashkë”, ka thënë Gjinovci./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera