Lajme

Rron Gjinovci i dërgon ajet kuranor Arbërie Nagavcit

Autori: Gazeta inFokus 16:09 | 14 April 2021

Përfaqësuesit e ORCA-s Rron Gjinovci dhe Gramos Buçinca janë takuar gjatë ditës së mërkurë me Minsitren e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe zëvendësministrin Dukagjin Pupovci.

Gjatë vizitës, Gjinovci i ka dhuruar Nagavci një gravurë me një pjesë nga Kurani.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur, ORCA përmes një postimi në facebook.

“Meqë takimi ndodhi në muajin e Ramazanit, përfaqësuesit e ORCA-s i dhanë Ministres një gravurë me një pjesë nga Kurani, An-Nisa (nga arabishtja: Gratë) ku theksohet detyrimi i besimtarëve për të dëshmuar të vërtetën edhe kur ajo mund të jetë kundër vet atyre. Me këtë ORCA i kërkoi Ministres që të ndjekë shembullin e koleges së saj në Ministrinë e Drejtësisë e të fillojë vetingun në Arsimin e Lartë, ku si parim do të ndiqej mësimi nga Surja An-Nisa, pra që e vërteta për integritetin e stafit akademik të dalë në publik pavarësisht partive nga vijnë pjesëtarët e stafit akademik”, thuhet në komunikatë.
Më poshtë gjeni njoftimin plotë nga ORCA./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

DY DHURATA SIMBOLIKE PËR MINISTREN E ARSIMIT

Sot përfaqësuesit e ORCA-s Rron Gjinovci dhe Gramos Buçinca u pritën nga…

Posted by ORCA Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim on Wednesday, April 14, 2021

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera