Sport

Rron Broja i bashkohet Dritës

Autori: Gazeta inFokus 14:17 | 03 August 2021

Edhe zyrtarisht Rron Broja është rikthyer në Superligën e Kosovës, por këtë herë ai do të mabjë fanellën e “Dritës” së Gjilanit.

Mesfushori nga Mitrovica ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me intelektualët.

Ai do të bart fanellën me numër 4.

-Advertisement-

Lajmi është bërë i ditur nga klubi gjilanas.

Broja në sezonin e fundit ishte pjesë e Partizanit në Shqipëri, ndërsa më herët ka luajtur edhe në Maqedoni, me Trepçën 89 në Superligën e Kosovës dhe KAA Gent U 21 në Belgjikë. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera