Lajme

Rrokulliset vetura në Kaçanik, ka të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 09:46 | 23 May 2022

Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti në magjistralen Kaçanik – Hani i Elezit, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Në ora 07:44 kemi marrë informacion se në rrugën magjistrale Kaçanik-Hani Elezit, në mes dy tuneleve, ka ndodhur një aksident, i përfshirë vetëm një automjet i udhëtarëve- vetëaksident. Përveç dëmeve të shkaktuara materiale, lëndime të lehta ka pësuar një person”- tha Veseli./Gazeta Infokus/

Të tjera