Lajme

Rrokulliset traktori në një fshat të Rugovës, vdes një person

Autori: Gazeta inFokus 18:41 | 12 November 2021

Një person ka humbur jetën pasditen e sotme në Rugovë, pasi është rrokullisur me traktor.

Zëdhënësi i Policisë Driton Rugova ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se rasti ka ndodhur në fshatin Malaj.

“Sot rreth orës 16:20 Policia është informuar se në fshatin Malaj, Rugovë, një traktor është rrokullisur. Me të marrë informatën menjëherë Policia dhe autoambulanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës” ka thënë Rugova.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera