Lajme

Rrokulliset një veturë në autostradën “Arbën Xhaferi”

Autori: Gazeta inFokus 10:22 | 18 April 2022

Një veturë është rrokullisur në mëngjesin e sotëm në autostradën “Arbën Xhaferi”, konkretisht në kilometrin e 48-të të segmentit Kaçanik – Hani i Elezit, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Gazetën Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.

Ai tha se në këtë vetëaksident është lënduar vozitësja e veturës.

-Advertisement-

“Sot rreth orës 07:35, në autostradën “Arbën Xhaferi”, në km 48 Kaçanik – Hani i Elezit ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime (vetaksident), ku një vozitës dyshohet se ka humbur kontrollin mbi veturën dhe është rrokullisur. Sipas mjekëve lëndime të lehta ka pësuar vozitësja e veturës, së cilës iu është dhënë tretmani mjekësor. Me rastin është marrë njësia kompetente policore, e cila ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes”, deklaroi Kelani./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera