Lajme

Rrokulliset një minibus në Serbi: Një i vdekur dhe 17 të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 14:47 | 16 October 2022

Një person ka humbur jetën dhe 16 prej tyre janë lënduar nga përplasja e një minibusi në një përroskë, mëngjesin e sotëm në rrugën “Valjevë–Bajina Bashta”.

Deri te aksidenti erdhi atëherë kur shoferi harroi të vendoste frenin e dorës momentin kur doli nga automjeti.

Personat e lënduar po trajtohen në Qendrën Emergjente, raporton Danas, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Në vendngjarje kanë dalë shërbimet e emergjencës, zjarrfikësit dhe policia. Hetimet po vazhdojnë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera