Lajme

Rrokaqielli rus goditet sërish nga droni ukrainas

Autori: Gazeta inFokus 08:04 | 01 Gusht 2023

Një rrokaqiell në Moskë është goditur sërish nga një dron, ka thënë kryebashkiaku i kryeqytetit rus, Sergei Sobyanin.

Disa dronë u rrëzuan mbrëmë, sipas tij, mirëpo njëri prej tyre fluturoi në kullën e njëjtë të kompleksit Moskva City.

Si pasojë e kësaj mbeti e dëmtuar fasada e ndërtesës në katin e 21-të, mirëpo nuk është raportuar për ndonjë lëndim.

-Advertisement-

Vlen të përmendet që ky rrokaqiell ishte sulmuar edhe më parë me dronë.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë e fajësoi Ukrainën për sulmi ne fundit, teksa Kievi zakonisht nuk bën komente mbi këto çështje, shkruan BBC.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy