Lajme

Rroba e maska nga Hungaria për t’u përball me koronavirusin

Autori: Gazeta inFokus 11:10 | 19 November 2020

Ministria e Shëndetësisë ka pranuar rroba dhe maska mbrojtëse  nga Ambasada e Hungarisë në Kosovë.

Ministri i Shëndetësisë Armen Zemaj ka pranuar donacionin të cilin e ka quajtur të nevojshëm gjatë pandemisë.

“Kosova pranon ndihmat nga shteti mik në luftën kundër COVID-19. Sot ka arritur donacioni i radhës nga ambasadori i Hungarisë, Jozsef Bencze, maska dhe rroba mbrojtëse. Hungaria gjatë pandemisë ka sjell ndihma të vazhdueshme për Kosovën dhe jemi shumë falënderues”, ka shkruar Zemaj/Gazeta inFokus/

 

 

Të tjera