Lajme

Rrjeti Sizmologjik i Kosovës del me raport lidhur me tërmetin në Suharekë

Autori: Gazeta inFokus 12:01 | 29 March 2022

Rrjeti Sizmologjik i Kosovës ka dalë me raport lidhur me tërmetin që ka ndodhur në Suharekë, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit të tyre thuhet se deri më tani nuk posedojnë të dhëna lidhur me dëmtimet eventuale në zonën epiqendrore.

“Për shkak të thellësisë së përfillshme të vatrës së tij, tërmeti në fjalë është ndjerë dukshëm nga banorët e regjionit të Prizrenit, Therandës, Rahovecit dhe Shtërpcës. Deri më tani Rrjeti Sizmik nuk posedon të dhëna lidhur me dëmtimet eventuale në zonën epiqendrore”, thuhet në njoftimin e tyre./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Raporti i plotë:

Duke u bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimit Gjeologjik të Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, më 29.03.2022 në orën 10:03 sipas kohës lokale, vendi ynë është goditur nga një tërmet me magnitudë 2.8 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet IV ballë të Merkalit.

Epiqendra e këtij tërmeti ishte 5 km në Jug Perëndim të Therandës respektivisht në koordinatat: 42.337 (latituda) dhe 20.779 (longituda), ndërsa thellësia hipoqendrore ishte 3 km.

Për shkak të thellësisë së përfillshme të vatrës së tij, tërmeti në fjalë është ndjerë dukshëm nga banorët e regjionit të Prizrenit, Therandës, Rahovecit dhe Shtërpcës.

Deri më tani Rrjeti Sizmik nuk posedon të dhëna lidhur me dëmtimet eventuale në zonën epiqendrore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera