Rrjeti i supermarketeve në ShBA u ofron para punëtorëve që vaksinohen
Autori: Gazeta inFokus 15:24 | 19 January 2021
Rrjeti gjerman i supermarketeve “Aldi” të martën u bë kompania më e fundit që ofron pagesë nxitëse punëtorëve amerikanë që e marrin vaksinën kundër koronavirusit, duke thënë se do t’ua paguajë shumën sa për katër orë punë për ata që vaksinohen.
Rrjeti që ka mbi 2.000 dyqane në 37 shtete të ShBA-së tha gjithashtu se do t’i mbulojë shpenzimet për administrimin e vaksinës dhe zbatimin e vaksinimit në zyrat dhe hapësirat e saj, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.
Javën e kaluar, kompania “Dollar General Corp” u ofroi punëtorëve të saj pagesë të ngjashme nxitëse për t’i inkurajuar që të vaksinohen, ndërsa kompania për shpërndarjen e ushqimit, “Isntacart”, tha se do t’ua dhurojë nga 25 dollarë mbi 500.000 punëtorëve, nëse ata vendosin që të vaksinohen kundër koronavirusit.
Rrjeti “Aldi” tha se është duke punuar me zyrtarët amerikanë në mbarë Shtetet e Bashkuara që t’u ofrojë punëtorëve qasje prioritare në vaksina, duke iu bashkuar kështu kompanive “Amazaon” dhe “Uber Technologies Inc” që gjithashtu kanë bërë hapa për t’ua lehtësuar punëtorëve qasjen në vaksinën anti-covid.
Sidoqoftë, shumica e korporatave në rrafshin botëror deri tani kanë qenë të heshtura në lidhje me sigurimin e dozave për punëtorët e tyre, ndonëse disa kompani indiane po e shqyrtojnë blerjen e vaksinave për punëtorët e vet, posa ato të jenë të gatshme në treg.
Të tjera
-
Panairi i Kantonit, një mundësi për zgjerimin e komunikimit në fushën e biznesit
Kryeministri kinez Li Qiang u shpreh gjatë takimit me biznesmenët e huaj, pje...
-
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Një tërmet më magnitudë 5.6 ballë është regjistruar në Turqi në provincën e T...
-
Abdixhiku organizon tubime përkrahëse për eurodeputetët mbështetës të Kosovës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se kë...
-
Osmani takohet me ambasadorin francez, u diskutuan mbajtja peng e kosovarëve dhe arrestimet e policëve në zonat kufitare
Presidentja Vjosa Osmani priti në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Oliv...
-
DASH thirrje autoriteteve serbe për transparencë: Arrestimi i policëve të Kosovës përshkallëzon situatën
Nga orët e para të së mërkurës, mbi 300 qytetarë të Kosovës ishin bllokuar në...
-
Mbledhja e Qeverisë, këto janë vendimet që u morën sot
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 200’të, ku ka miratuar disa proj...
-
Policia serbe arreston një kosovar me pretendimet se ka kryer krime lu fte
Policia serbe ka arrestuar sot një kosovar me pretendimet se i njëjti ka krye...
-
Çështja e dinarit: Besnik Bilslimi flet pas takimit tre palësh në Bruksel
Ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje të enjten edhe rundi i ri dhe i katërt në...
-
Mbledhja e Qeverisë, këto janë vendimet që u morën
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 200’të, ku ka miratuar disa proj...
-
Hovenier kërkon lirimin e zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, kërkoi që autoritetet serbe ...
-
Kjo është deklarata e plotë në Polici e gruas së Akil Gjakovës: “Kam fotografi të dhúnës së ushtruar ndaj meje” (Dokumente)
Në një deklaratë të dhënë më 13 prill në stacionin e policisë në Pejë, S.Gj e...
-
Serbia dënon Shqiprim Arifin me rreth 500 euro pse vendosi flamurin kombëtar për 28 Nëntor
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, është dënuar me 55.000 dina...