Rrjeti i Prindërve Edukues i reagon British School of Kosova: Dështim institucional dhe moral

Autori: Gazeta inFokus
15:18 | 22 May 2025
Rrjeti i Prindërve Edukues të Kosovës ka reaguar ashpër pas një shkrimi ku një prind pretendon se shkolla private British School of Kosova ka refuzuar regjistrimin e vajzës së tij me Sindromën Down.
Në një deklaratë publike, rrjeti e cilëson këtë veprim si diskriminues dhe kërkon që shkolla të rishqyrtojë vendimin, të kërkojë falje publike dhe të ndërmarrë hapa konkretë për përfshirje të plotë të fëmijëve me aftësi të ndryshme.
Reagimi:
Sot, të rënduar por me vendosmërinë e një komuniteti që lufton për të drejtat e të gjithë fëmijëve pa dallim, ne, Rrjeti i Prindërve Edukues të Kosovës, reagojmë fuqishëm ndaj lajmit se shkolla private British School of Kosova ka refuzuar regjistrimin e një fëmije vetëm për shkakun se fëmija është me Sindromën Down.
Kjo qasje diskriminuese dhe përjashtuese është e papranueshme në një shoqëri që synon të ndërtojë vlera demokratike, gjithëpërfshirëse dhe të barabarta për të gjithë qytetarët e saj, veçanërisht për më të vegjlit e saj – fëmijët.
Refuzimi i vajzës së vogël, Nisa, për të ndjekur mësimet në një institucion arsimor nuk është vetëm një padrejtësi ndaj një fëmije dhe një familjeje – është një dështim institucional dhe moral që i bën dëm të gjithë shoqërisë.
I bëjmë thirrje publike:
British School of Kosova që të rishqyrtojë menjëherë vendimin e saj, të kërkojë falje publike dhe të ndërmarrë hapa konkretë drejt krijimit të një mjedisi gjithëpërfshirës;
Të gjitha institucionet shkollore, publike e private, që të rikonfirmojnë angazhimin e tyre për përfshirjen e fëmijëve me aftësi të ndryshme, duke mos lejuar që paragjykimet dhe praktikat diskriminuese të bëhen normë;
Institucioneve shtetërore dhe veçanërisht Ministrisë së Arsimit, që të marrin këtë rast me prioritet absolut, të hetojnë situatën dhe të sigurojnë që të gjitha shkollat në vend të jenë të obliguara të respektojnë ligjet për të drejtat e fëmijëve dhe përfshirjen e tyre në arsim.
Ne nuk do të ndalemi derisa çdo fëmijë në Kosovë, pavarësisht prejardhjes, gjendjes shëndetësore apo aftësive të tij, të ketë të drejtën dhe mundësinë e barabartë për edukim, zhvillim dhe jetë me dinjitet.
Fëmijët si Nisa nuk kërkojnë mëshirë – ata meritojnë mundësi. Dhe kjo është përgjegjësi e të gjithëve neve.

Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të kemi mot me diell dhe mjaft të nxehtë veror. Mëngje...
-
Paralajmërohet mbyllje e bizneseve e largime nga puna pas vendimi të ZRrE-së
Që nga data 1 qershor bizneset të cilat kanë më shumë se 50 punëtorë kanë dal...
-
Sulmet izraelite vrasin shefin e inteligjencës së forcave të armatosura iraniane
Irani ka konfirmuar se kreu i njësisë së inteligjencës së Gardës së Revolucio...
-
Nga Anglia në Shkodër në këmbë, Seb Ponari përshkoi 2750 km për 36 ditë: Ishte udhëtim shpirtëror
E nisi rrugëtimin e tij 36 ditë më parë nga qyteti i Cambridge-it në Angli, d...
-
Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe janë të gatshme për bisedime me Iranin
Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe janë të gatshme të zhvillojnë bisedime...
-
Propozimi i LDK-së vlerësohet i parealizueshëm
Propozimin për qeveri tranzicionale, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovë...
-
Irani paralajmëron banorët e Izraelit: Evakuohuni nga zonat e vendeve të rëndësishme ushtarake
Ushtria e Iranit ka lëshuar paralajmërim për banorët e Izraelit që të evakuoh...
-
Irani godet një ndërtesë banimi në qytetin verior izraelit Haifa
Teherani ka goditur një ndërtesë në qytetin verior të Izraelit, Haifa. Laj...
-
Gjetjet e auditorit: Pjesëtarët e FSK-së nuk morën kompensimin e plotë
Kompensimi i ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në shumicën e rasteve...
-
Refuzohet lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, avokati:Vendimi është paragjykues
Refuzohet sërish lirimi i përkohshëm për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të ...
-
Njohja nga Serbia si prioritet, Lekaj mbështet qasjen e Trumpit
Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar se mesazhi i fund...
-
Konflikti me Iranin/ 5 shqiptarë të bllokuar në Izrael, Meri Kumbe: Po punojmë për rikthimin e tyre në shtëpi
Për shkak të konfliktit Izrael-Iran, 5 shtetas shqiptarë kanë mbetur të bllok...