Lajme

Rrjeti i Grave të Kosovës dënon gjuhën denigruese të Enver Hasanit ndaj u.d Rektores Plakolli

Autori: Gazeta inFokus 16:52 | 25 October 2022

Rrjeti i Grave të Kosovës ka dënuar gjuhën e ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, i cili të hënën në një intervistë televizive ka thënë se doktorata e u.d të rektores, Luljeta Plakolli – Kasumi është plagjiaturë, shkruan Gazeta Infokus.

Nga RRGK kanë thënë se ky është shembull i një qasjeje mizogjene dhe bulliste ndaj gruas si udhëheqëse në Kosovë.

“Rrjeti i Grave të Kosovës nuk synon të ndërhyjë në zhvillimet që po ndodhin në UP por nuk mund të qëndrojë në heshtje kur debatet kthehen në fyerje mizogjene dhe shantazhe të ulëta që rëndojnë mbi znj. Plakolli Kasumi vetëm sepse ajo është grua.

-Advertisement-

Tendenca të tilla krijojnë përshtypjen që Kosova ende jeton nën pushtetin e një grushti burrash që kanë ‘autoritet’ të rrënojnë emrin e çdo gruaje që merr guximin të ushtrojë pozita të larta vendimmarrëse”, thuhet në reagim.

Gjithashtu, thuhet se Rrjeti i Grave të Kosovës dënon fuqishëm gjuhën e përdorur ndaj u.d rektores.

“Fyerjet e shpifjet e Enver Hasanit duhen refuzuar si tendenca për vazhdimin e mentalitetit abuzues e urrejtës ndaj grave që ka mbijetuar në Universitetin e Prishtinës me dekada të tëra. Mposht një grua, që të mposhtesh dhe të tjerat në të ardhëm është matra që nuk do të lejojmë më të mbijetojë në Kosovë”, thuhet në reagimin e RRGK-së./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera