Lajme

Rrjetet sociale, prindërit të kujdesën për fëmijët

Autori: Gazeta inFokus 11:17 | 28 January 2018

Individi kurrë më parë nuk ka qenë i ekspozuar ndaj të tjerëve dhe kurrë më parë nuk ka mundur të komunikojë kaq lirisht në çdo cep të botës dhe në kohë reale me të tjerët, e gjithë kjo i mundësohet përmes rrjeteve sociale, të cilat na ftojnë për ta bërë jetën sa më publike.

Ato kanë thyer sot mentalitete, tabu mbi jetën personale, hapësirat dhe dimensionet e komunikimit.Megjithatë, përkundër efekteve pozitive, rrjetet sociale në shumë raste janë bërë burim konfliktesh ndërpersonale, duke gjeneruar edhe krime të tjera.

Sa i përket përdorimit të rrjeteve sociale nga moshat e mitura, drejtori i Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Jeton Arifi, në Ditën Ndërkombëtarë të Privatsisë, ka thënë se prindërit duhet të jenë syhapur, në mënyrë që fëmijët e tyre, të mos jenë pre e abuzimeve nga keqpërdorimi i teknologjisë.

-Advertisement-

Përdorimin e rrjeteve sociale, Arifi nuk e sheh me ndikim negativ të tërësishëm. Ai pohon se ka të atillë që monitorohen dhe e shfrytëzojnë teknologjinë për nevoja të caktuara që përkojnë me arsimin, kulturën dhe argëtimin, kryesisht informacionet qëllimmira.

Po ashtu, nevoja për të ekzistuar një ligj adekuat që bën përcaktimin e moshës adekuate për t’u qasur në këto rrjete, paraqet një interes të madh, por të pacaktuar deri tani. Arifi është shprehur se po të rregullohej kjo me një ligj të caktuar, do të ishte mirë, por vështirë e kontrollueshme, sepse kjo do të kishte ndikuar që fëmijët të paraqiten me moshë joreale, vetëm për t’iu lejuar qasja në rrjetin e dëshiruar.

“ Rrjetet sociale i kanë politikat e privatësisë të caktuara vetë, si facebook-u, tëitter etj. Pra, ata e përcaktojnë se për të hapur një llogari duhet të plotësojnë kriterin e moshës, mirëpo, kjo shpesh ndodh, mos të them në të gjitha rastet, që fëmijët të paraqesin një moshë më joreale, pra, paraqiten si më të rritur, me qëllim që ta arrijnë qëllimin e tyre, të hapin një llogari në një rrjet social të caktuar. Pra, është diçka që mund të tejkalohet lehtë, pavarësisht se është e caktuar si politikë e privatësisë në rrjetet sociale. Po të rregullohej kjo me një ligj të caktuar, do të ishte mirë por është vështirë e kontrollueshme. Prandaj, është shumë e rëndësishme, prapë po e theksoj që prindërit apo kujdestarët e fëmijëve të mitur, të kujdesen për rrjetet apo faqet e internetit që këta fëmijë i përdorin në baza të përditshme”, tha ai.

Përndryshe, sot shënohet edhe Dita Ndërkombëtare e Privatësisë.  ASK-ja ka publikuar rezultatet e anketës së përdorimit të Teknologjisë Informative dhe Komunikimit për vitin 2017, ku sipas këtij rezultati, del se ekonomitë familjare në Kosovë kanë pasur qasje në kompjuterë  61.3 përqind e tyre, përderisa 38.7 përqind e tyre janë deklaruar se nuk kanë pasur qasje në asnjë lloj pajisje elektronike-kompjuterike. Ndërsa, qasje në internet nga çfarëdo lloj pajisjeje, kanë pasur 88.8 përqind e ekonomive familjare./KosovaPress/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera