Uncategorized

Rritje e ndjeshme e volumit të tregëtisë së jashtme

Autori: Gazeta inFokus 16:10 | 14 January 2025

Të dhënat zyrtare tregojnë se vjet vëllimi i përgjithshëm i tregtisë së jashtme të mallrave të Kinës arriti më shumë se 43.85 trilionë juanë, ose mbi 5.98 trilionë dollarë amerikanë, duke shënuar një rekord të ri historik. Ndër to, eksporti i kaloi për herë të parë 25 trilionë juanët, 7.1 % më shumë se në vitin 2023, duke mbajtur rritjen për tetë vjet me radhë, ndërsa importi arriti në 18.39 trilionë juanë, me një rritje 2.3 % krahasuar me vitin pararendës.

Rimëkëmbja e tregtisë ndërkombëtare, baza e shëndoshë dhe potencialet e mëdha të ekonomisë kineze, si edhe një sërë politikash të shpallura nga qeveria kineze, kanë kontribuuar për arritjet e sipërpërmendura në fushën e tregtisë së jashtme.

 

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Risi në foleja.com! Prej 49.99€ bleni dyshekët Nouve Blanc dhe përfitoni transportin falas me DHL
-Advertisement-

Të tjera