Rritje e ndjeshme e eksport – importit në periudhën janar – shtator
Autori: Gazeta inFokus
17:03 | 16 Tetor 2026
Vlera e përgjithshme e mallrave të importuara dhe eksportuara nga Kina në periudhën janar – shtator ishte 39.94 trilionë juanë, 18.8 % më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Prej tyre, vlera e eksportit u rrit me 16.4 %, kurse ajo e importit me 22.3 %. Vetëm në shtator, vlera e import-eksportit të mallrave arriti në 5.16 trilionë juanë, duke i tejkaluar 5 trilionë juanët për herë të parë e duke përfaqësuar një rritje prej 27.5 % në bazë vjetore.
Në përgjithësi, si vëllimi, ashtu edhe cilësia e importeve dhe eksporteve u rritën, duke ruajtur vrullin e zhvillimit
Të dhënat e import-eksportit shfaqin katër karakteristika kryesore: “shpejtësi, risi, shkëlqim, cilësi”. “Shpejtësia” pasqyrohet kryesisht në shkallën e rritjes së tregtisë së jashtme, që në tre tremujorët e parë ishte më e shpejta në gati pesë vjet.
Rritja prej 18.8% renditet ndër më të lartat e ekonomive të mëdha, dhe Kina vazhdon të ruajë pozicionin e saj si vendi më i madh tregtar në botë për mallra.
Ndërkohë, forcat lëvizëse të zhvillimit janë në evolucion të vazhdueshëm. Ndërsa industria e prodhimit të përparuar e Kinës vazhdon të forcohet dhe përmirësimi i sistemit të saj industrial dhe zhvillimi i integruar përshpejtohen, rritja e tregtisë së jashtme po merr një hov të ri.
Në tre tremujorët e parë, industria e prodhimit të pajisjeve e Kinës luajti një rol kryesor, duke kontribuuar me gati 90 % të rritjes së vëllimit të eksportit; import-eksporti i produkteve, si robotët industrialë, përbërësit elektronikë, pjesët kompjuterike dhe pajisjet elektrike, u shtua me 58.9 %; kurse eksporti i produkteve të markës “Prodhuar në Kinë” u rrit me 26.7 %
Në fushën e eksportit, Kina, me sistemin e saj të plotë industrial dhe sektorin e prodhimit të përparuar që po zgjerohet dhe forcohet vazhdimisht, është në gjendje t’u përgjigjet me saktësi, shpejtësi e efektivitet kërkesave globale të prodhimit dhe konsumit, duke ofruar furnizim me cilësi të lartë e të qëndrueshëm. Nga anijet te robotët industrialë, nga modulet e komunikimit optik me shpejtësi të lartë te kabinetet e serverave të informatikës së inteligjencës artificiale, Kina vazhdon të luajë rolin e një “stabilizatori” në zinxhirin global të furnizimit, duke rritur aftësitë e zhvillimit industrial të vendeve përkatëse.


T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...
































