Lajme

Rritje e frikshme e kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta

Autori: Gazeta inFokus 15:46 | 22 February 2023

Vetëm gjatë vitit 2022 numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në kompanitë e sigurimeve si dhe në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS) ka arritur në 11,944. Në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta të shkaktuara në aksidente komunikacioni është më i lartë për 11,97 %. Ekzistojnë dyshime të bazuara se persona të papërgjegjshëm duke inskenuar aksidente përfitojnë jashtëligjshëm, duke iu shkaktuar dëme të konsiderueshme kompanive të sigurimeve si dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit. Drejtori i BKS-së Sami Mazreku tregon se rritja e rasteve nuk ka të bëje me mos punën e Institucioneve, respektivisht Policisë së Kosovës, por ka të bëjë me rritjen e numrit te personave të papërgjegjshëm të cilët tentojnë të përfitojnë jashtëligjshëm.

iSIGURIME

Edhe më tutje vazhdon rritja e frikshme e kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta të shkaktuara në aksidenti komunikacioni, si në kompanitë e sigurimeve, ashtu edhe në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS). Dyshohet se individë të caktuar e të cilët janë të njohur edhe për organet e rendit, me qëllim të përfitimit material, në vazhdimësi inskenojnë aksidente të lehta komunikacioni, ku të dëmtuar mbesin kompanitë e sigurimeve, por edhe Byroja Kosovare e Sigurimit. Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku, ka thënë se fenomeni i dëmeve të lehta është shndërruar një problem serioz i cili në masë të mëdha dëmton kompanitë e sigurimeve, por edhe Byronë Kosovare të Sigurimit nga personat e papërgjegjshëm të cilët në vazhdimësi tentojnë të përfitojnë jashtëligjshëm duke inskenuar aksidente komunikacioni në gjithë vendin. “Në vazhdimësi kemi rritje të kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta. Tashmë ne kemi identifikuar personat dhe kemi njoftuar organet e rendit. Demi që na shkaktohet neve vazhdon të jetë shumë i madh”, ka thënë drejtori Mazreku.

-Advertisement-

12,944 kërkesa vetëm gjatë vitit 2022

Bazuar në të dhëna zyrtare shihet se vetëm gjatë vitit 2022, numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta, në kompanitë e sigurimeve si dhe në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS) ka qenë 12,944. Nga kjo shifër 2,257 ka qenë numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS), derisa 10,687 ka qenë numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në të gjitha kompanitë e sigurimeve të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës. Në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak shihet se 11,97 % është rritur numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta te kompanitë e sigurimeve si dhe në Byronë Kosovare të Sigurimit gjatë vitit 2022, në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Nëse bëjmë një ndarje shihet se 14,67% është rritur numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta te kompanitë e sigurimeve gjatë vitit 2022 në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, derisa 1,2 % ka rënë kërkesa për kompensim të dëmeve të lehta në Byronë Kosovare të Sigurimit gjatë vitit 2022 në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

41,70 % rritje e kërkesave për kompensim gjatë vitit 2021

Gjithnjë referuar të dhënave zyrtare të BKS-së shihet se në vitin 2021, numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në kompanitë e sigurimeve si dhe në Byronë Kosovare të Sigurimit ka qenë 11,604. Nga kjo shifër 2,285 ka qenë numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në Byronë Kosovare të Sigurimit, derisa 9,319 ka qenë numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në të gjitha kompanitë e sigurimeve të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës. Nëse bëjmë një krahasim me vitin paraprak shihet se 41,70 % është rritur numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta te kompanitë e sigurimeve si dhe në Byronë Kosovare të Sigurimit gjatë vitit 2021, në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Nëse i shikojmë ndaras të dhënat e kompanive të sigurimit dhe BKS-së atëherë del se 42,95 % është rritur numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta te kompanitë e sigurimeve gjatë vitit 2021 në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. 40,27 % ka rënë kërkesa për kompensim të dëmeve të lehta në Byronë Kosovare të Sigurimit gjatë vitit 2021 në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

8,189 kërkesa për kompensim të dëmeve të lehta ishin në vitit 2022

Në vitin 2022 numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta të shkaktuara në aksidente komunikacioni ishte 8,189. Sipas statistikave që disponon BKS-ja shihet qartë se 1,629 ka qenë numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në Byronë Kosovare të Sigurimit, derisa 6,560 ka qenë numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në të gjitha kompanitë e sigurimeve të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës. Në raport me vitin paraprak, 10,19 % ka rënë kërkesa për kompensim të dëmeve të lehta te kompanitë e sigurimeve si dhe në Byronë Kosovare të Sigurimit gjatë vitit 2020. Sa i përket kompanive të sigurimit shihet se 8,11 % ka rënë kërkesa për kompensim të dëmeve të lehta, ndërsa sa i përket Byrosë Kosovare të Sigurimit shihet se 17,27 % ka rënë kërkesa për kompensim të dëmeve të lehta në Byronë Kosovare të Sigurimit gjatë vitit 2020 në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

32,12 % rritje e kërkesave për kompensim gjatë vitit 2019

Në vitin 2019, referuar statistikave zyrtare, shihet se 9,119 ka qenë numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në kompanitë e sigurimeve si dhe në Byronë Kosovare të Sigurimit. Nga kjo shifër 1,980 ka qenë numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në Byronë Kosovare të Sigurimit. Derisa 7,139 ka qenë numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në të gjitha kompanitë e sigurimeve të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës. Sipas të dhënave që BKS-ja disponon, shihet se 8,30 % ka rënë kërkesa për kompensim të dëmeve të lehta te kompanitë e sigurimeve si dhe në Byronë Kosovare të Sigurimit gjatë vitit 2019, në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Sa i përket kompanive të sigurimit 32,12 % ka rënë kërkesa për kompensim të dëmeve të lehta në kompanitë e sigurimeve gjatë vitit 2019, në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, kurse sa i përket BKS-së 9,96 % ka rënë kërkesa për kompensim të dëmeve të lehta.

9,946 kërkesa për vitin 2018

Sipas të dhënave zyrtare të Byrosë Kosovare të Sigurimit shihet se 9,946 ka qenë numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në kompanitë e sigurimeve si dhe në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS) vetëm gjatë vitit 2018. Nga kjo shifër 2,017 ka qenë numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në Byronë Kosovare të Sigurimit, derisa 7,929 ka qenë numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në të gjitha kompanitë e sigurimeve të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës. 1,04 % ka rënë kërkesa kompensim të dëmeve të lehta te kompanitë e sigurimeve si dhe në Byronë Kosovare të Sigurimit gjatë vitit 2018 në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Sa i përket kompanive të sigurimeve 1,14 % ka rënë kërkesa për kompensim të dëmeve të lehta ,0,06 % ka rënë kërkesa për kompensim të dëmeve të lehta në Byronë Kosovare të Sigurimit.

10,051 kërkesa për kompensim të dëmeve të lehta në vitin 2017

10,051 ka qenë numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në kompanitë e sigurimeve si dhe në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS), vetëm gjatë vitit 2017.

2,030 ka qenë numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në Byronë Kosovare të Sigurimit, derisa 8,021 ka qenë numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në të gjitha kompanitë e sigurimeve të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës. 7,19 % është rritur numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta te kompanitë e sigurimeve si dhe në Byronë Kosovare të Sigurimit gjatë vitit 2017 në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. 9,32 % është rritur numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta te kompanitë e sigurimeve, derisa 12,19 % është rritur numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në Byronë Kosovare të Sigurimit gjatë vitit 2017, në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

10,7% rritet numri i kërkesave

Gjithnjë duke iu referuar të dhënave zyrtare shihet se 9,315 ka qenë numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në kompanitë e sigurimeve si dhe në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS) vetëm gjatë vitit 2016. 1,978 ka qenë numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS) vetëm gjatë vitit 2016. Nga ky numër 7,337 ka qenë numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në të gjitha kompanitë e sigurimeve të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës vetëm gjatë vitit 2016, derisa 10,70% është rritur numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta te kompanitë e sigurimeve si dhe në Byronë Kosovare të Sigurimit gjatë vitit 2016, në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. 7,84 % është rritur numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta te kompanitë e sigurimeve gjatë vitit 2016 në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. 11,60 % është rritur numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në Byronë Kosovare të Sigurimit gjatë vitit 2016, në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

8,414 ka qenë numri i kërkesave për kompensim të dëmeve në vitin 2015

8,414 ka qenë numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në kompanitë e sigurimeve si dhe në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS) vetëm gjatë vitit 2015. Shikuar ndaras, del se 1,611 ka qenë numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS) vetëm gjatë vitit 2015, derisa 6,803 ka qenë numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në të gjitha kompanitë e sigurimeve të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës vetëm gjatë vitit 2015. 4,66 % është rritur numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta te kompanitë e sigurimeve si dhe në Byronë Kosovare të Sigurimit gjatë vitit 2015, në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. 7,81 % është rritur numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta te kompanitë e sigurimeve gjatë vitit 2015 në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. 6,81 % ka rënë numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në Byronë Kosovare të Sigurimit gjatë vitit 2015 në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

8,039 kërkesa për lëndime të lehta në vitin 2014

8,039 ka qenë numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në kompanitë e sigurimeve si dhe në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS) vetëm gjatë vitit 2014. Nga ky numër 1,729 ka qenë numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS) vetëm gjatë vitit 2014, derisa 6,310 ka qenë numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në të gjitha kompanitë e sigurimeve të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës vetëm gjatë vitit 2014. 5,20 % ka rënë numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta te kompanitë e sigurimeve si dhe në Byronë Kosovare të Sigurimit gjatë vitit 2014 në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Nëse i shikojmë ndaras BKS-në me kompanitë e sigurimeve, atëherë del se 5,63 % ka rënë numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta te kompanitë e sigurimeve gjatë vitit 2014 në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, derisa 5,91 % ka rënë numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në Byronë Kosovare të Sigurimit gjatë vitit 2014 në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

8,525 kërkesa për kompensim ishin në vitin 2013

Sipas të dhënave të BKS-së shihet se 8,525 ka qenë numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në kompanitë e sigurimeve si dhe në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS) vetëm gjatë vitit 2013. Nga ky numër 1,838 ka qenë numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS) vetëm gjatë vitit 2013, derisa 6,687 ka qenë numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në të gjitha kompanitë e sigurimeve të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës vetëm gjatë vitit 2013. 24,57 % është rritur numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta te kompanitë e sigurimeve si dhe në Byronë Kosovare të Sigurimit gjatë vitit 2013, në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Nëse i shikojmë të dhënat ndaras të kompanive dhe BKS-së, atëherë del se 26,52 % është rritur numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta te kompanitë e sigurimeve gjatë vitit 2013 në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, derisa 17,97 % është rritur numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta te kompanitë e sigurimeve gjatë vitit 2013 në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Po ashtu 6,843 ka qenë numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në kompanitë e sigurimeve si dhe në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS) vetëm gjatë vitit 2012. Nga ky numër 1,558 ka qenë numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS) vetëm gjatë vitit 2012, derisa 5,285 ka qenë numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në të gjitha kompanitë e sigurimeve të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës vetëm gjatë vitit 2012.

+++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++

Mbi 142 milionë euro kërkesa për kompensim të dëmeve të lehta

Mbi 142 milionë euro kanë qenë kërkesat për kompensim të dëmeve të lehta në kompanitë e sigurimeve, por edhe Byronë Kosovare të Sigurimit gjatë periudhës 2012-2022. Një dosje me emra të personave të dyshuar për inskenime të aksidenteve vetëm për të përfituar materialisht është dorëzuar në organet e rendit.

iSIGURIME

Shuma të mëdha parash edhe më tutje vazhdojnë të shpenzohen nga kompanitë e sigurimeve, por edhe nga Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) vetëm për kompensimin e dëmeve të lehta të shkaktuara në aksidente komunikacioni. Pavarësisht angazhimit të madh të Policisë së Kosovës viteve të fundit vërehet një fenomen i rritjes së aksidenteve më dëme të lehta, pasi që tashmë ekzistojnë dyshime të bazuara se persona të papërgjegjshëm inskenojnë aksidente vetëm për qëllime përfitimi. Një dosje me emra të personave të dyshuar për inskenime të aksidenteve për të përfituar materialisht është dorëzuar në organet e rendit, por deri më tash nuk ka marrë ndonjë epilog. Sipas të dhënave zyrtare të BKS-së shihet se në vitin 2022, 14,766,016 euro ka qenë vlera e kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në kompanitë e sigurimeve si dhe në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS) vetëm gjatë vitit 2022. Nga kjo shumë 5,319,444 euro ka qenë vlera e kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në Byronë Kosovare të Sigurimit, derisa 9,446,572 euro ka qenë vlera e kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në të gjitha kompanitë e sigurimeve të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës. Gjithashtu në vitin 2021, 12,653,265 euro ka qenë vlera e kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në kompanitë e sigurimeve si dhe në Byronë Kosovare të Sigurimit. Shikuar ndaras, 4,522,044 euro ka qenë vlera e kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në Byronë Kosovare të Sigurimit, derisa 8,131,221 ka qenë vlera e kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në të gjitha kompanitë e sigurimeve. Po ashtu, duke iu referuar të dhënave zyrtare shihet se në vitin 2020, 10,323,100 euro ka qenë vlera e kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në kompanitë e sigurimeve si dhe në Byronë Kosovare të Sigurimit. Nga kjo vlerë 3,973,671 euro ka qenë vlera e kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në Byronë Kosovare të Sigurimit, derisa 6,349,429 ka qenë vlera e kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në të gjitha kompanitë e sigurimeve.

12,7 milionë euro kërkesa gjatë vitit 2019

Sipas të dhënave zyrtare, 12,765,494 euro ka qenë vlera e kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në kompanitë e sigurimeve si dhe në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS) vetëm gjatë vitit 2019. Nga kjo shumë 4,623,890 euro ka qenë vlera e kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në Byronë Kosovare të Sigurimit, derisa 8,141,604 ka qenë vlera e kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në të gjitha kompanitë e sigurimeve Po ashtu, 14,488,959 euro ka qenë vlera e kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në kompanitë e sigurimeve si dhe në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS) vetëm gjatë vitit 2018. Shikuar ndaras, shihet se 5,624,270 euro ka qenë vlera e kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në Byronë Kosovare të Sigurimit, derisa 8,844,689 euro ka qenë vlera e kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në të gjitha kompanitë e sigurimeve. Gjithashtu, 13,523,335 euro ka qenë vlera e kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në kompanitë e sigurimeve si dhe në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS) vetëm gjatë vitit 2017, ku 5,077,858 euro ka qenë vlera e kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në BKS, derisa 8,445,477 euro ka qenë vlera e kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në të gjitha kompanitë e sigurimeve.

Mbi 13 milionë euro kërkesa gjatë vitit 20216

Referuar gjithmonë të dhënave zyrtare të BKS-së shihet se 13,127,448 euro ka qenë vlera e kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në kompanitë e sigurimeve si dhe në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS) vetëm gjatë vitit 2016, ku 4,372,901 euro ka qenë vlera e kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në BKS, derisa 8,754,547 euro ka qenë vlera e kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në të gjitha kompanitë e sigurimeve , 13,384,010 euro ka qenë vlera e kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në kompanitë e sigurimeve si dhe në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS) vetëm gjatë vitit 2015, ku 4,454,420 euro ka qenë vlera e kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS) vetëm gjatë vitit 2015, si dhe 8,929,590 euro ka qenë vlera e kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në të gjitha kompanitë e sigurimeve. Në vitin 2024 shihet se 12,626,424 euro ka qenë vlera e kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në kompanitë e sigurimeve si dhe në Byronë Kosovare të Sigurimit, ku 5,143,529 euro ka qenë vlera e kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në BKS, derisa 7,482,895 euro ka qenë vlera e kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në të gjitha kompanitë e sigurimeve. 13,844,579 euro ka qenë vlera e kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në kompanitë e sigurimeve si dhe në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS) vetëm gjatë vitit 2013, ku 4,210,564 euro ka qenë vlera e kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në Byronë Kosovare të Sigurimit, derisa 9,634,015 ka qenë vlera e kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në të gjitha kompanitë e sigurimeve. 11,326, 343 euro ka qenë vlera e kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në kompanitë e sigurimeve si dhe në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS) vetëm gjatë vitit 2012, ku 3,912,343 euro ka qenë vlera e kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS) vetëm gjatë vitit 2012, derisa 7,405,294 euro ka qenë vlera e kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në të gjitha kompanitë e sigurimeve të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës vetëm gjatë vitit 2012.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera