Fokus

Rritje alarmante: Për një javë 444 raste me COVID-19 në Kosovë

Autori: Samire Jaha 12:57 | 29 June 2022

Vetëm sot në Kosovë u raportua nga Ministria e Shëndetësisë për 177 raste të reja me COVID-19.

Kjo rritje e rasteve është vërejtur sidomos në javën e fundit në Kosovë, duke lënë pas vetes ditë edhe me zero raste.

Ndërsa në javën e fundit ky numër i të infektuarve ka arritur në 444 raste, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Të enjten e kaluar kanë rezultuar 29 raste pozitive, duke vazhduar me ditën tjetër 38 raste, shtunën 49 raste, kurse të dielën rritja e rasteve ka shkuar edhe më shumë duke arritur numrin 52, kësaj të hënë kanë qenë 35 raste pozitive, vetëm dje kanë qenë 64 raste ndërsa rritja drastike e numrit të infektuarve është arritur sot me gjithsej 177 raste.

Ministria e Shëndetësisë tash e disa kohë po u bënë thirrje qytetarëve që të vaksinohen me dozën e tretë, por përkundër kësaj në Kosovë gjithsej 103 203 persona deri më tani janë vaksinuar me këtë dozë.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjithsej doza të administruara janë 1 830 533.

E ku prej tyre, 903 426 qytetarë janë vaksinuar vetëm me dozën e parë, 823 716 me dozën e dytë, si dhe 103 203 persona janë vaksinuar me dozën e tretë.

Kujtojmë që ditët e fundit situata epidemiologjike në Kosovë është duke u keqësuar për faktin se rastet me Covid-19, janë duke u rritur.

Po ashtu nga IKSHPK-ja kanë bërë thirrje qytetarëve që të i mbajnë maskat në vendet e mbyllura duke theksuar se rastet me koronavirus janë duke u rritur./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera