Lajme

RRITJE ALARMANTE: 341 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 12:06 | 06 July 2022

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit për rastet e reja me COVID-19 në Kosovë, ku ka njoftuar se për një ditë janë shënuar 341 raste të reja, shkruan Gazeta Infokus.

Gjithashtu kjo ministri ka njoftuar se nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Ndërkaq, nga ky virus janë shëruar 64 persona.

-Advertisement-

“Nga 1,165 testime, 341 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 64 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.292.

Në total numri i rasteve aktive është 1,521.″, thuhet në raportin e MSH-së./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera