Lajme

Rritja enorme e çmimeve, AAK me 5 propozime emergjente ndaj Qeverisë për dalje nga kriza

Autori: Gazeta inFokus 13:53 | 09 March 2022

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur një konferencë për media e ku Besnik Tahiri ka folur për ngritjen e çmimeve në Kosovë dhe mosveprimin e qeverisë së Kosovës karshi këtyre çmimeve.

Sipas tij situata është e jashtëzakonshme, përderisa Qeveria këtë gjendje po e trajton sikur të jetë e zakonshme.

Në emër të AAK, ai i ka propozuar  Qeverisë së Kosovës pesë pika e që do të ndikon në lehtësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës në këtë kohë.

-Advertisement-

Këto janë pesë propozimet emergjente të AAK-së:

1.Kërkojmë që derisa të aprovohet ligji i pagave secilit zyrtar publik me vendim të qeverisë t`i ndahen nga 100 euro shtesë .

2.Largimin e akcizës, përkohësisht për derivate

3.Kërkojmë që të ketë subvencionime shtesë nga Ministria e Bujqësisë për ata që sigurojnë grurin e miellin, përmes riorganizimit të buxhetit të Ministrisë së Bujqësisë

4.Të rritet paga minimale në Kosovë, vendim për pagën menjëherë

5.Tashmë këtë e kemi në procedurë për Kushtetuese, tarifat e reja të energjisë, të ketë veprime urgjente

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera