Lajme

Rritja ekonomike – Bajrami konteston shifrat e paraqitura nga ekzekutivi

Autori: Gazeta inFokus 14:38 | 23 September 2024

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, kritikoi Qeverinë Kurti, duke thënë se realiteti është më i zëshëm se propaganda e ekzekutivit.

Ajo tha se kryeministri, para se ta përmendë fjalën ekonomi, duhet t’u tregojë qytetarëve për 273 milionë eurot e dhëna për tenderë sekretë.

Bajrami kërkoi nga Kurti që të tregojë se si një zyrtare e lartë e Vetëvendosjes intervistohet si dëshmitare për një rast korrupsioni në KEK.

-Advertisement-

Ish-ministrja foli edhe për rritjen ekonomike, duke kontestuar shifrat e dhëna nga ministri Hekuran Murati.

“Ani pse nuk ka kurrfarë lulëzimi ekonomik dhe norma vjetore e rritjes ekonomike kur përjashtojmë pandeminë dhe bumin postpandemik është me e ulëta në historinë e pas pavarësisë, e çmimet janë me të lartat, pyetja legjitime është cili është kontributi i qeverisë/Hekuranit në rritje ekonomike, edhe në këtë pak rritje që e kemi sot?, shkruan Bajrami.

Deputetja e LDK-së kritikon Kurtin, thotë se realiteti është më i zëshëm se propaganda e Qeverisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera