Rritja e temperaturave aktivizon rriqrat, 32 raste me pickime në Malishevë
Autori: Gazeta inFokus 23:17 | 05 April 2024
Që nga fillimi i vitit, 32 raste me pickime të rriqrave janë paraqitur në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë.
Kështu ka thënë Drejtori i QKMF-së në këtë komunë, Afrim Krasniqi derisa ka bërë të ditur se ende nuk kanë filluar të bëjnë dezinsektimin, si pasojë e procedurave të prokurimit.
“Rastet veç kanë fillu, këtë vit deri me datën e djeshit i kemi 32 raste të cilat janë paraqit për heqje të rriqrave. Ende nuk ka fillu dezinsektimi për shkak të procedurave të prokurimit ende nuk është zgjedhë kompania fituese për dezinsektim, komuna është në fazat e fundit të nxjerrjes së këtij vendimi”, tha Krasniqi.
Drejtori Krasniqi ka treguar edhe simptomat që kanë pacientët.
“Rastet që tani për tani janë lajmëruar janë raste pa sëmundje por vetëm me pickime nga rriqrat, dominon kruarja dhe pacientët e vërejnë me dorë apo me sy që iu ka ngjit rriqra, dhe vijnë e largojnë këtu tek ne”, shtoi ai.
E Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka apeluar qytetarët që jetojnë në zonat endemike te kenë kujdes të shtuar.
Sipas tyre, zonat më të zonat më të rrezikuara sipas IKSHPK-së janë: Malisheva, Rahoveci, Suhareka, Klina dhe Gjakova.
E nga Komuna e Rahovecit bëjnë të ditur se i kanë 13 zona potenciale të rrezikuara.
“Ne si komunë kemi lidhur kontratë nga Drejtoria e Shëndetësisë, për dezinfektim, deratizim dhe dezinfektim (DDD), si dhe i kemi te klasifikuar 13 zona si më të rrezikuara. Për këtë çështje AUV ka kompetencë dhe duhet të ofrojë bashkëpunim”, thuhet nga Komuna e Rahovecit.
Me rritjen e temperaturave, është rritur edhe mundësia që rriqrat të jenë bartëse të virusit që shkakton ethe hemorragjike./teve1
Të tjera
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...