Lajme

Rritja e rasteve në Kosovë, Zemaj thërret takimin me Komitetin

Autori: Gazeta inFokus 08:56 | 22 February 2021

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se sot do të mbahet takimi i Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me COVID-19. Takimi do të fillojë në orën 11:00 në të cilin do të rishikohet dhe vlerësohet situata me pandeminë Covid-19 në Kosovë.

Vetëm javën e kaluar numri i viktimave ka qenë afër 30, ndërsa numri i rasteve me të infektuar ka filluar të rritet ditëve të fundit. Mbetet të shihet nëse Komiteti do të vlerësojë shtrëngimin e masave të reja në vend.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera